Plagosja e kryetarit të bashkisë Divjakë, Çipa: Krimi i dënueshëm, nuk arsyetohet

Plagosja e kryetarit të bashkisë Divjakë, Çipa: Krimi i dënueshëm, nuk arsyetohet

Kreu i unionit të gazetarëve Aleksandër Cipa në MCN Live duke folur për plagosjen e kryetarit të bashkisë Divjakë, tha se çdo krim është i dënueshëm dhe për këtë nuk ka hapësirë për arsyetime.

Ndërsa duke ju referuar deklaratës s Taulant Ballës kundrejt mediave, ai tha se kjo përbën konflikt interesi dhe se interpretimet e tij për median janë të panevojshme.

Nëse kemi të bëjmë me depresion social për shkak të largimit nga puna si rasti konkrete dhe kalimi i tij te sulmi me thikë mendoj se kjo nuk meriton  arsyetim. Krimi është i dënueshëm dhe nuk arsyetohet. Personi që ka kryer një krim e ka bërë në mes të ditës, nuk ka dilema për këtë gjë. Ndërhyrja e politikës për ta interpretuar lë për të dëshiruar. Reagimi i ballës mendoj se ka ardhur në emër të solidaritetit sepse në të kundërt ka komplikime. Pastaj mendoj se nuk jam dakord se si merr përsipër të paragjykoj median sepse ajo është e interesuar për ta parë në të gjithë prizmin e këndvështrimeve të arsyetimit politik dhe s’ka arsye që politikani të paragjykojë median dhe kjo bie në konflikt interesi. Nuk mund atë jesh gjithpërfaqësues. E shoh të panevojshme sepse jemi para një rasti ku janë gjakuar dy persona në krye të ditës dhe aty duhet të flasë drejtësia. Politikanët në një kontekst kaq paraelektoral ku ndodhet vendi duhet të tregohen më të matur me median.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy