
Ka zgjatur rreth tre orë raportimi i drejtorit të komanduar të SHISH, Helidon Bendo para deputetëve të Komisionit të Sigurisë. Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura dhe merrnin pjesë vetëm deputetët që kishin certifikatën e sigurisë. Burime nga komisioni thanë për TemA TV se Bendo pohoi që “shqetësimi rus në Shqipëri është real”.



