Lajmet e rreme mbi gazetarinë

Lajmet e rreme mbi gazetarinë

Nga Simon Kuper / Financial Times

E çuditshmja e të qenit gazetar në ditët e sotme është fakti se ata që nuk janë të tillë zakonisht e kritikojnë këtë profesion. Donald Trump nuk është i vetmi. Shumë i shohin gazetat dhe transmetuesit e sektorit publik si kartele liberale që “gatuajnë” lajme të rreme. Por pak nga akuzuesit e gazetarëve i kuptojnë praktikat e përditshme të këtij profesioni. Dhe kjo është normale: pakkush mund të dijë kaq shumë gjëra për jetën nëpërmjet profesioneve të tjera. Nuk kam një ide të qartë sesi njerëzit që punojnë në sektorin e ndërtimit apo në marketing e bëjnë punën e tyre ose çfarë mendojnë ata për vetveten.

Më poshtë po u përgjigjem akuzave kryesore që ngrihen kundër gazetarisë bashkëkohore, duke argumentuar se si funksionon çdo ditë. 

“E keni sajuar”

Në epokën e Google-it dhe mediave sociale, të sajosh diçka të re do të thotë të futesh në rrugën e poshtërimit dhe shkarkimit nga puna. Lexuesit do të të kapin mat. Ishte shumë më e lehtë të shtrembëroheshin gjërat para epokës së internetit. Mendoni Walter Durantin, korrespondentin e “New York Times” në ish-Bashkimin Sovjetike të Stalinit, i cili në vitin 1993 mohoi se vendi po përjetonte zinë e bukës.  Pak lexues në Ukrainë i shkruan për ta korrigjuar. Megjithatë, Google së bashku me të rinjtë që punojnë në organizatat mediatike apo verifikuesit e papaguar të fakteve, e kanë përmirësuar dukshëm saktësinë gazetareske. Kohët e fundit, kur kërkova një biografi historike, mbeta i shastisur nga gabimet trashanike në gazetat e viteve 1960.

“Më trego faktet, jo opinionet e tua”

Para internetit, shumë media ia përkushtonin të gjithë energjinë e tyre raportimit të ngjarjeve. “Zjarret vrasin 20 njerëz” apo “Normat e interesit u rritën 1 %”. Por në ditët tona, lajmi është menjëherë falas online. Për këtë arsye, gazetarisë i duhet t’i shtojë analizën. “Faktet” nuk janë neutrale në asnjë rast. A mban kryelajm sulmin e dyshuar terrorist në Uestminster apo raportin shkencor që thotë se ajri i ndotur vret mijëra londinezë në vit?  Edhe raportimi i saktë e shtrembëron realitetin. Siç thotë psikologu i Harvardit, Steven Pinker, lajmi shpesh fokusohet te ngjarja (rrëzimi i një ure sot ose një gënjeshtër e thënë nga një politikan) në kurriz të trendeve të gëzuara (si p.sh. rritja afatgjatë e jetëgjatësisë). Pinker thotë: Gazetat mund të kenë përdorur titullin “137 mijë njerëz u larguan për shkak të varfërisë ekstreme” çdo ditë të 25 viteve të fundit.

“Ju është thënë ta shkruani këtë”

 Shumë njerëz mendojnë se gazetarët janë në shërbim të interesave të fuqishme liberale. Lexuesit shpesh thonë se Nikkei, pronari i “Financial Times”, na udhëzon ne se si të kundërshtojmë Brexit-in. Në fakt, pothuajse të gjithë gazetarët që kam njohur në median liberale me të vërtetë i besojnë ato që shkruajnë. Shumë gazetarë janë liberalë, jo për shkak të presionit të jashtëm, por sepse gazetaria e mirëfilltë është bërë një profesion me nivel të lartë arsimimi.

Dhe banorët shumë të edukuar të qyeteve të mëdha kanë tendencën të jenë liberalë, që kundërshtojnë Trump-in, Brexit-in dhe populizmin në tërësi. Një pjesë më e madhe e gazetërve të “New York Times” sesa drejtuesit kryesorë të “Fortune 500” kanë ndjekur universitete elitare, shkruan Jonathan Wai i Universitetit të Arkansasit dhe Kaja Perina e “Psychology Today”; Gazetarët e Republikës së Re kanë edukim më elitar se miliarderët amerikanë. Liberalizmi në gazetari është efekt i kohortës.

“Ti nuk ke kontakt me njerëzit e zakonshëm”

Kjo po bëhet gjithnjë e më pak e vërtetë. Zgjedhjet e Brexit-it dhe Trump-it i tronditën mediat duke i rikthyer te përpjekja për t’u rilidhur me njerëzit e zakonshëm, sidomos të bardhët. Shikoni me vëmendje zhanrin e ri të gazetarisë amerikane të cilësuar si “safari i Trump” (vizita në qytetet e klasës së bardhë punëtore), ndërsa vetëm pak para referendumit të Brexit-it, BBC vendosi të financonte 150 reporterë të rinj lokalë për të mbuluar demokracinë lokale në Britani. 

“Po na impononi axhendën tuaj liberale”

Çdo gazetar sot ka një ndikim të papërfillshëm në pikëpamjet e njerëzve të tjerë dhe këtë e dimë shumë mirë. Më parë, kur kishte më pak zëra në media, disa gazetarë mund të ndryshonin opinionin e masës së gjerë. Që nga viti 1930 e përgjatë viteve ’50, kolona e thashethemeve e Walter Winchell dhe trasnmetimi në radio së bashku arrinin te dhjetëra mijëra amerikanë në ditë.

Në vitin 1968, një transmetim i vetëm i prezantuesit Walter Cronkite e ktheu opinionin amerikan kundër luftës në Vietnam. Por interneti e shpërndau median. Sot secili prej nesh ka audiencën e tij të vogël. Fiksimi i Trump-it me CNN është i çuditshëm, duke pasur parasysh sa pak njerëz e shohin atë. Shikuesit dhe lexuesit kanë pikëpamjet e tyre, të formësuara nga përvojat jetësore apo vite të tëra konsumi informacioni. Artikuj të veçantë vështirë se kanë impakt në opinionin e tyre. Edhe kur gazetarët influencojnë opinionin, shpesh kjo bëhet padashje dhe në një drejtim ilibreal. Sa herë që mediat liberale nxisin një axhendë të caktuar (si p.sh. që ndryshimet klimatike janë problem), shumë nga ata që i përkasin krahut të djathë instiktivisht besojnë të kundërtën. Nëse “The New York Times” do të shkruante nesër se ndryshimi klimatik është një mashtrim, shumë mbështetës të Trumpit do të bëheshin ambientalistë të çmendur. Dhe, siç argumenton gazetari holandez Joris Luyendijk, ekspozimi gazetaresk i korrupsionit të establishmentit ushqen zemërimin populist. Për shembull, në vitet pasi media britanike pasqyroi skandalet e shpenzimeve të deputetëve, britanikët votuan për të dalë nga BE-ja. Pronarët e mediave (që kanë prirjen të mos mbajnë anë) kanë njëfarë influence në opinion, edhe pse më pak qëkur të rinjtë informohen nga ato lajmet e vogla që vijnë nga mediat sociale. Gazetarët individualisht nuk kanë pothuajse asnjë ndikim. Madje shumë prej tyre as nuk e dëshirojnë një gjë të tillë. Shumica e gazetarëve që njoh unë i kanë hyrë këtij profesioni për arsye të tjera: ambicie letrare të frustruara, adrenalina e nxitimit për të mbledhur lajmet ose thjesht dëshira për të përshkruar epokën e tyre. Dita-ditës, ne po nxitemi gjithnjë e më pak nga dëshira për të bërë mirë sesa nga kërkimi për skupin, dëshira për vëmendje apo për argëtim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy