Kush mban sot vulën e Aleancës së Qelbësirave?

Kush mban sot vulën e Aleancës së Qelbësirave?

Analizë nga Denis Dyrnjaja

 

“Aleanca e qelbësirave” është një nga togfjalëshët më mbresëlënës në leksikun e politikës shqiptare. 

 

E thënë me zë të plotë nga Edi Rama në vitin 2013, kjo frazë hyri në historinë politike, si epitafi më ironik i një bashkëpunimi të domosdoshëm, por të ndyrë, mes kundërshtarëve të djeshëm, të bërë bashkë për pushtet. 

 

Rama e tha, Rama e përqafoi, Rama e përdori dhe pastaj e mohoi, se i duhej ne harrim për veprim. 

 

Por sot, mbi 10 vjet më vonë, kur vetë Rama ka grumbulluar rreth vetes jo vetëm ish-kundërshtarët e dikurshëm, por edhe shumë personazhe, që kanë qenë shigjeta e akuzave ndaj tij dhe PS-së për krim, korrupsion, klientelizëm dhe arrogancë, pyetja lind natyrshëm kush e mban sot vulën e kësaj aleance?

 

Nëse në 2013 Rama e përdori si një metaforë për të denoncuar pazaret që i bënin dëm moralit politik, sot duket se kjo aleancë është bërë standard normal.

 

Largimet nga opozita drejt mazhorancës, bashkëpunimet e heshtura, pazaret për pushtet lokal, të gjitha flasin për një qelbëzim të përgjithshëm të sistemit, që më nuk ka as moral për të përjashtuar, as turp për të përqafuar.

 

Aleanca sot është pa emër, pa kufij ideologjikë dhe politikë dhe më e rëndësishmja ndodh pa ndroje. 

 

Nuk ka më nevojë për metafora apo akuza. Ka nevojë vetëm për një vulë dhe si shumë vula të tjera edhe këtë vulë dhe pse mban erë të rëndë e ka në zyrën e tij kryeministri dhe e përdor sa here i duhet shumatore numrash për vendimmarrje apo aleanca propagandistike.

 

Formula e “Aleancës së Qelbësirave” përdoret gjerësisht si skemë edhe brenda opozitës. 

 

Por për të mos e rënduar më shumë se hallet qe ka vetë opozita, nuk po e thelloj analizën e qelbësirllëkut që ndodh brenda saj, se dashje pa dashje do përfshihesha she vetë në këtë qelbësirllëk, vetëm pse po përshkruaj realitetin!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy