Shqiptarët si faktor i rëndësishëm në gjeopolitikën e rajonit

Shqiptarët si faktor i rëndësishëm në gjeopolitikën e rajonit

Agim KRASNIQI

Ndër vite, rajoni i Ballkanit si pjesë e Evropës Juglindore, ka mbetur jashtë strukturës së unifikuar evropiane duke mos arritur pjekurinë për integrim dhe unifikimit strikt dhe të strukturuar të vetin. Në shekullin e XXI duket se Ballkani ka premisat të jetë një këmbë në urën e integrimit dhe një këmbë në vatrën e konflikteve të veta shekullore. Mendësia që vendet e Ballkanit e kanë krijuar për Bashkimin Evropian është disi utopike thuajse në kufijtë e fetishizimit.

I

Duke qenë se, “Vizioni Politik Perëndimor” është vazhdimisht në konflikt me “Vizionin Politik Lindor”, Rajoni i Ballkanit vuan nga forcat përçarëse dhe konfliktuale. Në arenën politike Lindje-Perëndim, ekzistojnë lloje të ndryshme të konflikteve, të cilat sipas natyrës së tyre klasifikohen si konflikte materiale, territoriale, politike, për institucione, si dhe konflikte për ekonominë legale dhe `ilegale`. Prandaj përpjekjet dhe nismat e fundit për krijimin e një organizimi ndërshtetëror “Ballkani i Hapur”, pikërisht ndërlidhet me përplasjen e interesave gjeopolitike dhe gjeostrategjike të fuqive të mëdha për të kontrolluar  pikat gjeostrategjike të Ballkanit, luginën Morava-Vardar, për në vendet veriore në drejtim të Serbisë, luginën e Vardarit e Korridorin e dhjetë për në Gjevgjeli dhe në Greqi, vendet gjeostrategjike në Shqipëri dhe vendet e tjera të rajonit.

Në këtë drejtim, interesa të veçanta ka pasur Rusia, e cila nëpërmjet vendeve me popullsi sllave ka mbajtur flamurin e pansllavizmit në Ballkan deri nga fundi i shekullit të kaluar, por ndikimet politike për vendosjen e një baraspeshe në Ballkan kanë ndikuar që Rusia dhe boshti sllav të dobësohet dhe të zvogëlohet nga ndikimi i tyre.

II

Shqiptarët në gjeopolitikën strategjike të Ballkanike, kanë vend me strategji gjeopolitike ku gërshetohen interesat e fuqive të mëdha të cilat kanë instaluar dhe bëjnë plane për instalim të mjeteve të tyre të sofistikuara për të vëzhguar dhe mbajtur në kontroll vendet Ballkanike dhe Aziatike nëpërmjet hapësirave gjeostrategjike shqiptare. Pra në tërësi çështja shqiptare sot paraqet një rol të rëndësishëm gjeopolitik dhe gjeostrategjik në Ballkan. Falë politikës dhe diplomacisë shqiptare të mbështetur nga aleati i ynë natyror ShBA-të dhe shtetet e Evropës Perëndimore, shqiptarët sot janë një faktor i rëndësishëm në gjeopolitikën dhe zgjedhja e çështjes shqiptare është më afër se kurrë, kur kemi parasysh ndikimet politike të faktorit politik shqiptar në Kosovë, Shqipëri dhe veprimi i forcave politike në Mal të Zi, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës, si pikë strategjike dhe gjeopolitike ku kalon rruga magjistrale nëpër Maqedoni në drejtim të Greqisë (korridori i dhjetë).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy