Deputeti Ervin Salijanji ka pasur një takim informal me personat më të votuar të PD dhe kjo shihet si një hap i një lëvizjeje të re brenda Partisë Demokratike.
Gazetari Mariglen Kume i ftuar në MCN Informacion u shpreh se lëvizja që ka nisur Salijanji është një lëvizje që ka objektiv majin e vitit të ardhshëm dhe se Salijanji synon një vend në Partinë Demokratike.
“Që nga momenti që Salianji fitoi lirinë, ai ka liri të kufizuar dhe kërkon një karrierë politike dhe këtë mund ta bëj duke pasur një rolë në partinë politike.
Salianji ka nisur një lëvizje bashkë me anëtarë të tjerë të PD, shumë prej tyre nuk janë deputetë megjithatë kjo është një lëvizje që ka objektiv majin e viti tjetër.
Nuk është një fraksion brenda, por kërkon që të jetë kryetar i PD ose në majën e strukturave drejtuese, Ali Mehmeti po ashtu, në bazë të meritokracisë”.
I pyetur nga moderatorja se cili do ishte drejtuesi i ri i SPAK Kume u përgjigj se lufta tani është kundër krimit të organizuar, atëherë dhe prokurori i ardhëm mund të jtë i profilizuar tek krimi i organizuar
“Patjetër do vazhdojnë me të njëjtin ritëm, SHBA pasi kanë ndryshuar presidentin kanë mbështetje nga prokuroria e posaçme, SHBA kanë rol të konsiderueshëm në prokurori, nëse në administratën e kaluar, të drejtuar nga Biden, lufta ishte zhdukja e korrupsionit, duke qenë se tani lufta është kundër krimit të organizuar prokurori i ardhshëm mund të jetë i profilizuar tek krimi i organizuar, këtu përmend Henrik Ligori, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Dritan Rreshka, prokuror që ka drejtuar disa çështje të bujshme, por kjo i mbetet të drejtës së votës.” – u shpreh gazetari.
Në vijim të bisedës Kume foli dhe për foltoren e opozitës, ai beson se këto protesta duhet të përmirësohen sepse PS vazhdon ende të rritet dhe kjo gjë ndodh për shkak se opozita nuk po përmirësohet dhe nuk po ngre kauza që të përfshihen dhe qytetarët.
“PD kishte një kakofoni politike, deri diku është një lloj kamuflazhi çfarë do të ndodh në vijim, mund të kishte protestë, por kjo foltore nuk di çfarë kuptimi ka sepse as njerëzit e tyre nuk u përgjigjen.
Duhet të përmirësohen, të ngrihen, po shohim se PS po rritet kjo ndodh se kemi një opozitë që nuk ndez, gjënë më të fortë që ka opozita është karta morale, duhet një opozitë frontale dhe duhet që luftojë për kauza që do të çoheshin dhe qytetarët.”- u shpreh Kume.



