Edi Rama duhet të mbrohet nga Edi Rama

Edi Rama duhet të mbrohet nga Edi Rama

Analizë nga Denis Dyrnjaja

 

Nga momenti kur Edi Rama hyri në politikë, ai premtoi të sillte një frymë të re, modernizim, estetikë, transformim institucional dhe emancipim politik. 

 

Si një artist që u bë fillimisht Ministër Kulture, kryebashkiak i Tiranës dhe më pas Kryeministër Shqipërisë, ai solli me vete jo vetëm një stil të ndryshëm, por një mënyrë të re të të konceptuarit dhe funksioniarit të shtetit dhe shtetarëve.

 

Por pas më shumë se një dekade në pushtet, pyetja nuk është më se çfarë po bën Edi Rama me Shqipërinë, por çfarë po bën Edi Rama me vetveten dhe a duhet mbrojtur Edi Rama nga Edi Rama?! 

 

Nuk është një lojë fjalësh, as një sarkazëm boshe. Është një thirrje për reflektim të thellë mbi rrezikun që paraqet pushteti i pakufizuar, edhe kur është i ushtruar nga një njeri që pretendon se ka një vizion. 

 

Historia politike është e mbushur me figura që nisën si reformatorë dhe përfunduan si autoritarë,  ndoshta jo për shkak të qëllimeve të këqija, por për shkak të mungesës së frenave, të zërave ndryshe, të vetëpërmbajtjes.

 

Në vitet e fundit, Rama ka ndërtuar një sistem ku gjithçka duket se sillet rreth tij. Partia është kthyer në uniformitet të njëzëshëm, ku kritika nuk shfaqet pa leje. Institucionet duken gjithnjë e më shumë si zgjatime të vullnetit të tij, dhe jo si mekanizma të balancës dhe kontrollit. 

 

Media është ose në luftë me të, ose në flirt të vazhdueshëm. Shoqëria civile rrallë dëgjohet për të mos thënë që është në letargji shumëvjeçare.

Dhe të gjitha këto zhvillime nuk kërcënojnë vetëm Ramën si individ por vendin në tërësi po shpesh gjërat bëhen ose nga presioni autoritar ose për inerci.

 

Në mungesë të kundërshtisë së shëndetshme, lideri humbet realitetin. Kur je i rrethuar vetëm nga Po-ja, e vetmja gjë që mund të të rrëzojë është mendjemadhësia jote, ndërkohë dëmet mund të jenë më shumë se te renda afatgjata. 

 

Më kryesori është vrasja e guximit për të menduar ndryshe, për të kritikuar diçka të gabuar, apo për të sugjeruar diçka që duhet ndryshuar. 

 

Rama sot duhet të mbrohet nga tundimi për të qenë i pakundërshtueshëm dhe i padiskutueshëm e ata që ka përqark janë mëkati më i madh i gropës së tij që po ja hapin me shpejtësi. 

 

Kjo nuk ndodh me keqdashësi por me përulësi të tejskajshme nga duartrokitësit e sukseseve edhe kur ato janë mirëfilli dështime, skandale apo edhe thjesht gabime. 

 

Edi Rama duhet të mbrohet nga versioni i vetes që fillon të besojë se është më i madh se partia, se shteti, se historia. Duhet të mbrohet nga narcisizmi politik, nga estetizimi i autoritarizmit dhe nga iluzioni se mund të kontrollojë dhe bëjë si duhet gjithçka për të mirën e vendit. 

 

Realiteti po tregon se kjo mbrojtje nuk mund të vijë nga bashkëpunëtorët. As nga opozita, që shpesh është më e zhurmshme se e mençur. As nga ndërkombëtarët, që herë mbyllin sytë, herë lavdërojnë. 

 

Ndaj kjo mbrojtje duhet të vijë nga brenda vetë Ramës, nëse atij ende i punojnë sensorët instiktivë të vetëkritikës sikurse thotë. Sepse liderët e mëdhenj ku Rama pretendon të kategorizohet, njihen jo vetëm nga mënyra si ngjiten në majë, por edhe nga mënyra si përballen me hijet e tyre. 

 

Ramës i është zgjatur me shume hija se vetja dhe ky është një problem real për dikë që kontrollon apo me saktë do të vendosë e kontrollojë gjithçka, që lidhet me pushtetin dhe interesat!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy