Dashuri dhe Urrejtje!

Dashuri dhe Urrejtje!

Nga Saimir Blloku

"Shaka bëri,  për inat të së vjerrës", kështu e justifikoj Marigon, para kryekomunarit i vjerri ( Filmi’ 14  vjec dhëndër).
 

Kjo ishte shija e deklaratave të para të ish ministrit  të Drejtësisë, Ylli Manjani, që  hapën siparin e ngjarjeve të fundit. U dukën të guximshme dhe provokative, epo loja filloj.

Me krupier zotin Meta i cili filloj të shpëndante letrat, dinte mirë c’kishin lojtarët e tij nëpër duar. Menduam se shakaja tre ditë do zgjaste por,  jo nuk ndodhi kështu. Tension i ngritur mes koalicionit doli që ishte një bllof, i cili ridimensionoi dhe një herë marrdhëniet e palëve.


Ku "shakasë" së pretenduar i kushtoj karrierën politike një prej ministrave më të guximshëm të kabinetit Rama. Ju deshën 45 minuta, sa një orë mësimi, për ta larguar nga posti i minstrit njeriut i cili bëri leksion për çështjet reale që shqetësojnë vëndin.


Ai foli hapur por, se degjoi kush, mbase ishte vonë për të. 
 

Ashtu si një "i penduar", filloj të nxirrte edhe emra, po kush pyet për këto gjëra tek ne, ku të gjith të akuzuarit të akuzojnë. Dashuria e mbarsjes koalicionit duket se është bërë posesive.
Dita ditës po shëndrrohet  në urrejtje, ku e vetmja gjë që i mban lidhur është plaçka e qeverisjes.


Është kjo plaçkë që sakrifikon të gjitha ato koka që guxojne ta përflasin , ato që kanë një mendim të vetin, ato që e duan vendin e tyre, ato që mendojnë të rrisin fëmijët e tyre në këtë vend.
 

Ç'të thuash tjetër derisa ka njerëz që shpejt e shpejt të zëvendësojnë, që binden pa zë veprojnë pa u ndjerë. Fundja këto kanë marë zemër, deri sa tempulli i demokracis(SHBA) ngre mure, ç'i kanë këto muhabetet     
tona. 

 

Situata te ne është e dhimbshme por interesante. Koha po i tregon fytyrat e vërteta që kanë.
 

Cikli i maskeve po merr fund, ska me rrole i kanë vënë në skenë të gjitha.
 

Të presim, të shohim shakanë e rradhës. 
 

Unë kam kohë...

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy