Protestat studentore dhe zhvillimi ekonomik i vendit

Protestat studentore dhe zhvillimi ekonomik i vendit

Nga Ph.D. Klodian Muço*

Zhvillimi dhe rivlerësimi i sistemit universitar në nivel lokal dhe kombëtar; promovimi i inovacionit; cilësia e mësimdhënies dhe kërkimi shkencor, duhet të jenë objektivat prioritare të çdo qeverrie.

Në Shqipëri, përgjatë 15 vitet e fundit është zhvilluar, një fushatë mediatike denigruese, në mënyrë sistematike kundër universiteteve e cila ka shërbyer për të legjitimuar në mënyrë të vazhdueshme shkurtimet sistematike për financimin e tyre.

Sot vendi ynë ka buxhetin më të ulët për arsimin, te ne harxhohet rreth 2.5% e GDP-së për arsimin ndërsa në vendet e BE-së por jo vetëm harxhohet mesatarisht rreth 4.9% e GDP-së për arsimin.

Në vendet e OECD ky buxhet shkon nga 5-8%, për arsimin e lartë shkon nga 1-3% ndërsa te ne rreth 0.5% e GDP-së shkon për IAL-të.

Edhe për 2019 rritja e buxhetit të arsimit do të jetë 2.6% ndërsa rritja ekonomike presupozohet të jetë 4.2%, pra rritja ekonomike nuk përkon me rritjen e buxhetit të arsimit.

Sot vendi jonë harxhon më pak nga të gjithë vendet e rajonit në formimin dhe kërkimin shkencor. Konseguencat, sipas disa studimeve të OSBE-së por jo vetëm janë që Shqipëria është një vend me nivel shumë të ulët arsimimi.

Ne jemi vendi që prodhon më pak kërkim shkencor edhe në raport me ballkanin, ne kemi drejtues universitetesh që nuk figurojnë fare në google scholar. Kjo ndoshta me të drejtë se që të shkosh në një konferencë shkencore serioze duhen 1000 euro. Të blesh artikuj nga revista prestigjoze për ti përdorur për kërkim kushtojnë 20-30 euro një. Për një publikim serioz mund të nevojiten disa të tilla.

Fushatat mediatike tregojnë se në sistemin arsimor shqiptar diploma të pa nevojshme, se financimet e universiteve nuk sjellin vlerë të shtuar dhe së investimet në arsim nuk sjellin zhvillim.

Shpesh herë ngatërrohen qellimisht shkaqet me efektet. Shkaqet janë shkurtimet, efektet janë mosfunksionimi. Ndërsa media shpesh thonë se mosfuksionmi justifikon shkurtimet.

Në fakt sipas shumë studimeve empirike arsimi njihet si çelësi i rritjes ekonomike të një vendi. Sipas një studimi të OSCE, një rritje me 100 pikë e kompetencave (njësi matëse) të studentëve prodhon një rritje me 2% të PBB për person.

Te ne çuditërisht ndodh e kundërta, kërkojmë zhvillim po këtë e duam pa harxhuar për arsimim.

Kur u bë reforma e re u mendua se Shqipëria ish si Anglia dhe universitet shqiptare ishin si Standford apo Harvard që marrin mesatarisht nga 600 milionë dollarë në vit donacione nga privatët. Ndërsa te ne privati jep zero lek për universitetin përkundrazi edhe kur kërkon staf preferon të mari student të arsimuar jashtë.

G.Grass ka thënë se demokracia ka hapin e një kërmilli, pra reforma ishte më se e nevojshme, por kjo duhej bërë në mënyrë graduale dhe në një periudhë afatgjatë. Jo si te ne që u kërkohet që IAL të jenë me vetfinancim po si mund të arrihet ky vetfinancim?

Çfarë u jep një universitet publik studentëve për të rritur tarifat dhe kostot në mënyrë të vazhdueshme?

-Mos vallë i ofron klasa me grohje për të bërë mësim në mënyrë dinjitoze?

-Bibloteka me libra të rinj dhe të pasuruar në mënyrë të vazhdueshme?

-Profesorë të azhornuar, që në disa universitete bëhet akoma në lëndën informatikë u mësohet studentëve gjuha e programimit paskal apo atyre të ekonomikut u tregohet si funksionon Ms-Dos?

-Apo pedagog që mësidhënien e kanë në plan të dytë dhe paraqiten në mësim me raste?

-Ose ose pedagog që vetëm emrin kanë të tillë?

Ne menduam një sistem universitar anglez duke j’u ofruar kushte miserabile shqiptare.

Kjo detyroi me të drejtë studentët të ngriheshin në protestë dhe u pa si një fije drite në fund të tunelit. Pasi më në fund edhe në Shqipëri u vu re se edhe ne dimë të reagojmë se jo çdo gjë është e pranueshme.

Uroj që studentët t’i shkojnë deri në fund kërkesave të tyre për të pasur një universitet të aftë për të trasmetuar dije, për të bërë kërkim shkencor dhe të aftë për të integruar kulturën shkencore me sipërmarrjen private për të gjeneruar mundësi dhe rritje ekonomike.

* Pedagog i Ekonomisë në Universitetin “Aleksandër Moisiu”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy