
Nga Mentor Kikia
Gjasat janë që banorët e Himarës të rikthehen tek kutitë e votimit. Kandidati që ftoi me një grusht vota më shumë se kryetari aktual i bashkisë, është rikonfirmuar në arrest me burg edhe nga Gjykata Speciale, SPAK. Ky vendim erdhi përkundër pritshmërisë së avokatëve dhe aktorëve politikë opozitarë, që kishin përfshirë Fredi Belerin në listën e kandidatëve. Bejleri do ti drejtohet gjyqit tashmë, i akuzuar për një krim zgjedhor. Do të mjatojë edhe një javë dënim me shëbrim prove, që Bejleri të mos e marrë dot mandatin e kryebashkiakut të Himarës, dhe zgjedhjet të ribëhen.
Por sa mundësi ka kjo të ndodhë?
Tani futemi në një zonë hamendësimesh, por kronologja e ngjarjes të shtyn të besosh se kjo do të ndodhë pikërisht kështu. Beleri nuk ishte kandidatura më e mirë e opozitës në këtë bashki. Madje mund të thuash se ishtë më e keqja, jo sepse ai është një minoritar, pasi si i tillë ai ka të dretë të garojë edhe për kryetar bashkie në Shkodër e jo në vendlindjen e tij. Por, sepse integriteti i tij publik e politik nuk e mbështet fare një ambicie të tillë. Por zgjedhja ishte mesaduket një detyrim për shkak të mekanizmit të koalicionit opozitar, ku bënte pjesë e PBDNJ.
Pjesëmarrja e tij (e pakonfirmuar nga drejtësia) në një sulm të armatosur kundër forcave të ushtrisë shqiptare në një postë kufitare në Gjirokastër, në 1994, dhe deklaratat e tij, edhe gjatë fushatës zgjedhore, për ta bërë Himarën qendër të Helenizimit, premtojnë një pushtetar dhe politikan vendor shumë problematik. Rregullisht, në Himarë janë prodhuar lajme për shkak të incidenteve edhe për një parrullë e një tabele rrugore. Ne nuk kemi nevojë për tensione në Himarë, dhe në vend që të luftojnë për flamur, në Himarë duhet të luftojnë për turizmin dhe për ekonominë.
Nuk besohet se Beleri ishte modeli i shkeljes së ligjit elektoral, pra i blerjes së votës. Edhe pse ai meriton të dënohet edhe për një votë të vetme, nëse e ka blerë. Por në një vend ku votat shiten në dyqanin e fruta-perimeve të lagjes, e askush nuk është në bug deri tani, kjo e bën disi ta pabazë jo akuzën, por aksionin dhe vendimet e gjykatës për ta mbajtur atë në burg, kur fare mirë mund të shkonte në arrest shtëpie e pastaj të paraqitej në gjyq kur të përfundonte hetimi.
Eshtë e trishtë të pranosh si të drejtë logjikën se drejtësia është duke korrigjuar atë që bëri keq politika e papërgjegjshme. Opozita ka plot njerëz të tjerë, pjesë edhe e minoritetet grek, që janë të denjë të garojnë dhe të fitojnë. Por jo njerëz që premtojnë që nesër të vendosin në ballkonin e bashkisë flamurin grek duke ndezur polemika e konflikte. Shqipëria i ka respektuar minoritetet në ndarjen terroritoriale, duke krijuar bashki si ajo e Dropullit, Finiqit apo Pustecit.
Por gjithsesi, Fredi Beleri, nëse shpallet fajtor, do të duhet të shpallet vetëm mbi bazë të provave se ai e ka shkelur ligjin zgjedhor.



