Tërmet politik në Francë

Tërmet politik në Francë

Ardiana Faja Toska

Emmanuel Macron humb mazhorancën pozitive në Parlament përballë grupit NUPES të se majtës së bashkuar të Zhan Lyk Melonshon dhe rekordit historik në mandate të fituara të grupit politik të ekstremit të djathtë. Votë sanksionuese për Emanuel Macron ne raundin final te zgjedhjeve dje ne 19 qershor. Grupi i tij Ensemble humbet dukshëm mazhorancën pozitive : 245 mandate nga 280 te parashikuara. Grupi NUPES ose e majta e bashkuar e Zhan Lyk Melonshon fiton 131 mandate duke u vendosur si forca e parë opozitare në Francë e djathta ekstreme e Marine le Pen me 89 mandate shënon fitore historike, performancë maksimale të paparë në historinë e Republikës Franceze që prej vitit 1986 ku kjo forcë siguroi 35 mandate.

Fitoren qe Marin Le Pen nuk e siguroi në zgjedhjet presidenciale, ia dha grupi i saj në zgjedhjet parlamentare kjo fitore ndodhi për dy arsye. E para mobilizim i elektoratit në zonat rurale dhe periurbane ku ndodhen mbështetësit e saj kryesore. E dyta: numri i lartë i votave të bardha, favorizoi po ashtu dukshëm fitoren e këtij grupi.

Për Presidentin Macron, fitorja e grupit te tij ENSEMBLE është një fitore me shijen e hidhur të disfatës. Ndonëse grup fitues, ai nuk ka mandatet e mjaftueshme për aprovimin e ligjeve ne Parlament. Këto rezultate janë problematike sepse vështirësojnë maksimalisht aksionin politik te Presidentit Macron ne aplikimin e ligjeve dhe reformave te parashikuara, përderisa grupi i tij politik duhet te negocioje vazhdimisht me grupet opozitare te cilat duke qene ekstremisht të kundërta, bëjnë gati të pamundur dakordësimin mes tyre.

Ministra të rëndësishëm dhe personalitete politike, bashkëpunëtorë të afërt të Presidentit Macron humben mandatet e tyre në këto zgjedhje. Edhe per Zhan Lyk Melonchon, fitorja nuk është sukses i vërtetë, por i mjaftueshëm për të qenë forcë e pushtetshme në Parlament. Atij i munguan votat e te rinjve të cilët në pjesën më të madhe nuk votuan. Abstenimi mbetet i fuqishëm në këto zgjedhje : 53, 77% shprehje e thellimit te krize demokratike. Është abstenim protestues ndaj politikës sidomos i elektoratit të ri në moshë : 25 -35 vjeç.

Arritja elektorale e Zhan Lyk Melonshon me bashkimin e së majtës social demokrate në grupimin NUPES, evitoi në Francë një fitore akoma më të madhe të ekstremit të djathtë. Disfatë e rëndë për Presidentin Macron, i sanksionuar nga votuesit duke e privuar nga mazhoranca absolute ne Parlament. Kriza e jelekëve te verdhë, kriza e Covidit, pakënaqësitë e shumta të akumuluara gjate mandatit të tij të parë u shprehën qartazi në këto zgjedhje legjislative. Ky konfiguracion i ri i Parlamentit francez e bën Francën gati të paqeverisshme. Vetëm një aleancë me të djathtën e moderuar mund t’i japi një mazhorance më të rehatshme Presidentit Macron në Parlament. Përndryshe i mbetet një mundësi e fundit: anulimi i zgjedhjeve pas një viti në bazë të artikullit 12 të Kushtetutës, zgjedhje për parlament të ri. Vendim lë rreziqe të larta sepse asnjë garanci për fitore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy