Nga Fatjon Baze, TemA TV
Pas 30 viteve në krye të skuadrës së Milanit, Silvio Berluskoni, ka vendosur që të shesë aksionet e tij. Njeriu i cili ka qene për 30-vite në drejtim të kuqezinjve, e shiti klubin e tij i cili ka shkruar një pjesë të historisë së futbollit, tek invesitorët kinezë që derdhën në askionet e familjes së tij plot 740 milion euro.
Por, ajo që do të mbetet gjatë në memorien e tifozave kuqezinj, është historia e lavdishme e një njeriu i cili ka fituar plot 28 trofe me këtë klub.
Një president i cili është një nga njerzit më të dashur për tifozat kuqezi, kjo jo vetëm që e drejtoi Milanin drejt sukseseve, por ishte një president i cili dashuronte këtë skuadër.
Epoka e tij nuk do të harrohet kurrë pavarsisht shitjes, ku sërish do të ketë postin e merituar atë të presidentit të nderit.
Berluskoni arriti që ta bëjë Milanin një nga skuadrat më të titulluara në botë, duke u renditur në vendin e tretë pas Boka Zhuniorit dhe Realit të Madridt. Ndërsa është i vetmi ekip Italian i cili ka fituar shtatë trofe të “Uefa Champions League”. Ofertat për të marrë presidencën e Milanit nuk kanë munguar asnjeherë këto vitet e fundit, kur kjo skuadër filloi të bjerë në krizë, por mos shitja që Berluskoni nuk e bënte deri në ditën e sotme, kishte të bënte vetëm me një fakt siç ai thoshte. “Milanin dua ta lë në duar të sigurta.”
Jo më kot pas një kalvari të gjatë, Berluskoni e shiti Milanin tek një grup invenstiorësh kinezë ku ka arritur që të nënshkruajë një kontratë që i detyron ata ta ngrejnë Milanin në nivele të lartë.
Që pas firmosjes së kontaratës grupi kinez ka për të detyrë që të investojë 100 milionë euro deri në fund të merkatos. Gjithashtu një tjetër pikë e kontratës që Berluskoni ka bërë është që brenda tre viteve investitorët e rinj të derdhin 350 milonë euro dhe ta ngrejnë Milanin në nivelet e larta si në kampionat ashtu edhe në europë, siç i ka hije këtij klubi.
Shitja e aksioneve nuk ka qene e lehtë për të, ku pas zyrtarizimit u shpreh se “Shitja e Milanit zgjedhje e dhimbshme”, vërtet e dhimbshme pas 30-viteve të sukseshme.
Tashmë ai nuk do të jetë më në krye të Milanit, por nuk do të mbetet gjithmonë në zemrat e tifozave kuqeznj. Epoka e tij e lavdishme mund të ketë shënuar fundin, por ka arritur të fitojë gjithçka me këtë skuadër dhe bëhet fjalë për jo pak, por 28 trofe të fituara nën drejtimin e tij, që do të mbeten në histori.Tashmë presidencës së re i duhet që të futet në kërkim të ripërsëritjes së historisë!



