Gjeopolitika e pasaportave si tregues i globalizmit modern

Gjeopolitika e pasaportave si tregues i globalizmit modern

Danilo Taino – Corriere della Sera

Në kohën e rikthimit të gjeopolitikës dhe kufijve më pak të hapur, flitet shpesh për pasaportat. Komisioni Europian në Bruksel ka hapur një hetim mbi gjashtë mijë të ashtuquajtura "pasaportat e arta" që disa nga vendet evropiane kanë dhënë, me pagesë, për individë joevropianë, me dyshimin se disa prej tyre janë kriminelë. Shpjegimi për tregtinë: jo të gjitha dokumentet kanë të njëjtën vlerë. Me pasaportën e tij, një italian mund të hyjë në 187 vende pa patur nevojë për vizë ose marrjen e saj me të mbërritur në destinacion apo duke udhëtuar me një ETA (Autoriteti Elektronik i Udhëtimit): d.m.th. pa pasur nevojë që qeveria e vendit të destinacionit të japë miratimin. Ashtu si italianët, edhe suedezët, finlandezët dhe danezët mund të hyjnë në 187 shtete me pasaportat e tyre.

Akoma më mirë janë gjermanët dhe francezët: 188 destinacione pa pasur nevojë për asnjë autorizim. Edhe më e mirë akoma për banorët e Singaporit dhe Koresë së Jugut: mund të vizitojnë 189 vende. Në krye të listës janë japonezët, me 190 destinacione pa pasur nevojë për vizë dhe procedura të ngjashme. Të dhënat janë nxjerrë nga Indeksi i Pasaportave, i përpunuar nga Henley & Partners, i cili rregullisht monitoron 199 pasaporta. Pothuajse të gjithë perëndimorët gëzojnë liri të gjerë udhëtimi, me mbi 180 destinacione.

Në të vërtetë, kjo është një liri e monitoruar. Vetë fakti se duhet të kesh me vete një pasaportë për të udhëtuar është në një farë mënyre një kufizim, edhe nëse sot ajo merret si e mirëqenë. Në disa raste shumë konkrete, në disa shtete, ku frika se mund të privohen nga pasaporta i shoqëron rregullisht udhëtarët. Fakti është se liria për të lëvizur lirisht është një produkt i botës së globalizuar, për uljen e barrierave ndërmjet shteteve. Nga kjo pikëpamje, i ashtuquajturi "globalizimi i parë" ishte më i hapur se ai aktual.

Pas përfundimit të luftërave të Napoleonit, pas Kongresit të Vjenës dhe me rritjen e lëvizjeve të punës në sajë të industrializimit, në shekullin XIX, detyrimi për pasaportë ose dokumente të ngjashme u zhduk në Evropë, por edhe në Japoni, Australi dhe në Amerikë. Vetëm me Luftën e Parë Botërore (për shkak të spiunëve, individëve të huaj dhe kështu me radhë), ky detyrim u rikthye. Për të mos ikur më. Sot, qytetarët me më shumë kufizime janë afganët dhe irakianët: ata hyjnë pa viza në vetëm 30 shtete, pasuar nga somalezët dhe sirianët me 32 shtete. Evoluimi i Indeksit të Pasaportave ndihmon për të kuptuar gjendjen në të cilën është sot globalizimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy