
Këngëtarja Marie Fredriksson e grupit suedez pop “Roxette”, një nga zërat më të njohur në vitet ‘80 dhe 90-të vdiq të hënën në moshën 61-vjeçare pas viteve të tëra në betejë me kancerin dhe trajtimet vështira të tij. Lajmin e dha menaxheri i saj.
Grupi “Roxette” formua në vitin 1986 nga Fredriksson dheu bë i njohur me hite ndërkombëtare, si: “It Must Have Been Love”, nga filmi “Pretty Woman”, “The Look”, “Listen to Your Heart” and “Joyride”.
Fredriksson u diagnostikua me një tumor të trurit në 2002.
Grupi ka realizuar 10 albume dhe ka shitur rreth 75 milionë disqe në të gjithë botën. Në maj të vitit 2018, Marie Fredriksson publikoi një këngë të re, “Sing Me a Song”, për të shënuar ditëlindjen e saj të 60-të.



