Fabrizio de Andrè dhe Pfm në një film dokumentar mbresëlënës

Fabrizio de Andrè dhe Pfm në një film dokumentar mbresëlënës

Një solidaritet artistik i papërsëritshëm, fotografia e një epoke: Një ndër artistët më të dashur italianë, këngëtari i mirënjohur Fabrizio De André dhe grupi i rokut Pfm së bashku, 40 vjet më parë më 3 janar të vitit 1979 në Xhenova (Genova). Filmimi i takimit të koncertit, një nga më të famshmit në muzikën italiane, i gjetur kohët e fundit do të bëhet një film dokumentar i drejtuar nga walter Veltroni.

Pasi u bë i vetëdijshëm për ekzistencën e filmit, “Sony Music” do të bëjë restaurimin e plotë të filmit të koncertit, në mënyrë që të mund të vihet në dispozicion të publikut të gjerë dhe për fansat e shumtë që ky koncert krijoi . "Fabrizio De André dhe PFM. Koncerti i rizbuluar", do të arrijë në kinema në 17, 18 dhe 19 shkurt 2020.

Ndër të tjera, po afron 80-vjetori i lindjes së Fabrizio De André (1940-1999).

 Në dokumentar imazhet do të tregohen nga protagonistët e asaj aventure të jashtëzakonshme: Dori Ghezzi, Franz Di Cioccio, Patrick Djivas, Franco Mussida, Flavio Premoli, David Riondino, Piero Frattari, Guido Harari, të cilët do të kujtojnë atmosferën e asaj dite, emocionet, prapaskenat dhe magjinë e një eksperience nuk u përsërit kurrë më. Vetëm në vitin 1975 Fabrizio De André vendosi të performojë në publik, në klube dhe salla sportive, duke realizuar repertorin e tij pothuajse ekskluzivisht në versionin origjinal. Një bashkim unik artistik në histori, një lidhje e lindur në kohën e regjistrimit në studio të albumit "La buona novela", një miqësi që sjell Fabrizio dhe PFM të takohen pas kaq kohe. De André u kthye në qytetin e tij për atë koncert që mbeti në zemrën e të gjithëve dhe që ndryshoi historinë e muzikës italiane përgjithmonë. /Ansa/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy