Bashkëpunim Shqipëri-Kosovë/ Rikthehet pas katër dekadash opera “Goca e Kaçanikut”

Bashkëpunim Shqipëri-Kosovë/ Rikthehet pas katër dekadash opera “Goca e Kaçanikut”

Opera “Goca e Kaçanikut” pati mbrëmë premierë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë.

Debutimin e parë, opera e pati më 1979, por opera e kompozuar nga Rauf Dhomi, “Goca e Kaçanikut”, u rikthye në Teatrin e Operës dhe Baletit pas 45 vitesh.

Opera “Goca e Kaçanikut” shpërfaq një histori dashurie, trimërie dhe lirie, e bazuar në novelën e Milto Sotir Guros e sjellë në jetë me regjinë e regjisorit Nikolin Gurakuqi.

Regjisori Nikolin Gurakuqi e rimori këtë opera pas katër dekadash për ta vënë në Shkurt të këtij viti premierë në Kosovë, me artistë lirikë të Kosovës.

Historia e veprës përshkruan një histori dashurie, trimërie dhe rezistence për liri, ndaj dy institucionet operistike Shqipëri-Kosovë, në javën e flamurit e sollën për publikun kryeqytetas.

Ky produksion i jashtëzakonshëm vjen si një homazh për Festën e Flamurit, nga Orkestra dhe Kori i Operës së Kosovës dhe Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës, nën dirigjimin e maestros Edon Ramadani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy