Ndahet nga jeta në moshën 81 vjeç, legjenda e Jazz-it, Faroah Sanders

Ndahet nga jeta në moshën 81 vjeç, legjenda e Jazz-it, Faroah Sanders

Legjenda e xhazit, Faroah Sanders, i cili i kapërceu kufijtë e saksofonit, ka vdekur dje në moshën 81-vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur kompania e tij diskografike Luaka Bop, duke thënë se ai kishte vdekur “në mënyrë paqësore”, i rrethuar nga familja dhe miqtë në Los Angeles, njofton BBC.

Sanders ishte një figurë udhëheqëse në atë që shpesh quhet xhaz shpirtëror, i cili mori ndikime nga traditat aziatike dhe afrikane.

Stili i tij shprehës e bëri atë një bashkëpunëtor muzikor të kërkuar.

Një dishepull i Jonh Coltrane, një prej baballarëve të xhazit shpirtëror, Farrell Sanders (ky është emri i tij i vërtetë) u lind në vitin 1940 dhe u rrit në Little Rock, Arkansas, ku luajti në klarinetë në një grup shkolle.

Pas shkollës së mesme ai u transferua në Oakland, Kaliforni, ku u takua për herë të parë me Coltrane.

Duke u zhvendosur në Nju Jork në vitet 1960, ku punoi gjithashtu si kuzhinier, ai takoi Sun Ra (i cili do t’i jepte emrin Faroah) ndërsa gatuante në një klub në Greenwich Village.

Duke zbuluar talentin e tij muzikor, Sun Ra dhe Coltrane e regjistruan atë si një anëtar të grupit, në të cilin Sanders do të luante deri në vdekjen e John në 1967.

Ndër albumet e tij më të famshme janë “Karma” dhe “Jewels of Thought” (1969), ku ai hapi muzikën e tij ndaj ndikimeve afro dhe orientale.

Por, Sanders, karakteristik në vitet e tij të mëvonshme për mjekrën e gjatë të bardhë dhe kapelën, iu afrua gjithashtu pop-it, si në “Thembi” të vitit 1971.

Me albumin e vitit 1996 ”Message from Home” ai eksploroi ndikimet e Afrikës Subsahariane.

Në vitin 2021 u publikua albumi i tij i fundit, ”Promises”, i regjistruar dy vjet më parë me Orkestrën Simfonike të Londrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy