Dhurata Aliaj, këngëtarja e muzikës së veriut në një rrëfim për jetën dhe karrierën

Dhurata Aliaj, këngëtarja e muzikës së veriut në një rrëfim për jetën dhe karrierën

Këngëtarja e muzikës popullore Dhurata Aliaj ishte e ftuar në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ku ndau me publikun rrëfimin e saj për jetën dhe karrierën.

Aliaj, sjell në vëmendje nisjen e rrugëtimit të saj në muzikë, që në vegjëli.

Karriera ime ka filluar që në moshën tetëvjeçare, kur merrja pjesë në koncertet e organizuara nga shkollat.

Në moshën 14-vjeçare realizova këngën time të parë, një baladë e vjetër nga legjendat popullore, që ishte fillimisht e planifikuar për motrën e saj. Kjo këngë do të këndohej nga motra ime, por kur ajo e mori vëllai, sepse ishte duet, dhe kur filluan ta këndonin, motra ishte e martuar dhe e zënë me profesionin e saj.

Kështu që kënga mbeti, dhe dikush tjetër e mori për ta kënduar.

Në atë kohë isha vetëm 10 vjeç dhe katër vjet më vonë, grupi u mblodh sërish nga të gjitha fshatrat dhe profesori Ruzhdi Keraj më tha që unë të këndoja këtë këngë. Aty e paraqita për herë të parë.

Këngëtarja Aliaj shprehet se karrierën muzikore ia dedikon përkrahjes që mori nga i ati.

Karriera ime ka qenë gjëja më e madhe për mua, dhe sot e gjithë këtë sukses do ta dedikoj babait tim, që tashmë nuk është më.

Edhe pse ai kishte një rreth shoqëror që kishte paragjykime për vajzat dhe, për më tepër, për vajzat që do të merrnin rrugën e artit, ai gjithmonë më ka përkrahur. Nuk i ka parë këto paragjykime dhe asnjëherë nuk na ka ndaluar të realizonim ëndrrat tona.

Unë jetoj me muzikën, kam studiuar për Gjuhë dhe Letërsi dhe kam punuar shumë vite si mësuese. Pastaj kam punuar si infermiere dhe, me kalimin e kohës, kam afruar gjithnjë e më shumë artin në jetën time.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy