
Shkrimtarja, sociologia dhe aktivistja turke, Pinar Selek, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Lartë turke.
Pas gjashtë muajsh pritje, gjykata anuloi lirimin e katërt të Selekut me një urdhër arresti ndërkombëtar me efekt të menjëhershëm.
“Vendimi i njoftuar avokatëve të Pinar Selek më 6 janar 2023, është marrë nga Gjykata Penale e Stambollit përpara se gjyqtarët të vendosin në seancën e parë, të caktuar për datën 31 mars 2023. Këto masa, veçanërisht të rënda në shtrirje dhe pasoja ndaj Selek, janë marrë në kuadër të kufizimit të lirive dhe rritjes së dhunës nga autoritetet turke ndaj të gjitha minoriteteve dhe kundërshtarëve politikë, veçanërisht ndaj kurdëve, si në Turqi ashtu edhe në vende të tjera”.
“Pas torturave dhe burgimit për kërkimet e saj sociologjike mbi kurdët, autoritetet turke e kthyen atë në një “terroriste” duke sajuar elementet e nevojshme për të provuar, kundër të gjitha provave, se ajo ishte autorja e shpërthimit në tregun e erëzave të Stambollit në vitin 1998”, thekson shtëpia botuese e Selek. Pavarësisht nënshtetësisë franceze, Pinar Selek, e cila është vendosur në Francë, rrezikon të kthehet në burgun e Stambollit.



