Arti i fotografisë: Historia e jetës së një bjelloruseje në veshje (FOTO)

Arti i fotografisë: Historia e jetës së një bjelloruseje në veshje (FOTO)

Më 2017, fotografja me qendër në Minsk, Tatsiana Tkachova ishte në Volozhin, Bjellorusi kur pa një grua elegante me një fustan të ndritshëm. Kështu filloi miqësia e saj me zonjën Vera, tani 92 vjeçe.

Tkachova mori 27 portrete për Stinët e Verës, duke treguar historinë e Vera dhe të rajonit ku ajo jeton. Portreti i fundit tregon veshjen që Vera do të veshë në funeralin e saj. Ja disa prej tyre:

Veshja e e leshtë që Vera e bleu si një investim për të mbrojtur paratë e saj pasi u shpërbë Bashkimi Sovjetik në dhjetor të vitit 1991.

Ky është fustani që vishte nusja e Verës në takimet me djalin e saj.

Kjo veshje ishte një dhuratë për Verën nga nusja e saj. Vera strehoi djalin dhe gruan e tij të re dhe i ndihmoi në rritjen e fëmijës së tyre të parë.

Vera e veshur me fustanin dhuratë nga shoqja e saj, e cila e dinte që vjollca ishte ngjyra e saj e parapëlqyer.

Vera me shaminë tradicionale me lule, të cilën e kishte kur takoi për herë të parë burrin e saj të ardhshëm, Sergej. Ajo po shëtiste në qytet dhe Sergej më vonë i tregoi se si ajo i kishte rënë në sy atij.

Këtë fustan Vera ia bëri dhuratë nuses së saj pas vdekjes së nënës së saj.

Vera e bleu këtë fustan për vajzën e saj, që të mos humbnin paratë ku u shpërbë Bsahkimi Sovjetik. Kur vajza u martua, Vera vendosi ta mbante fustanin për vete.

 Verës i pëlqen të veshë këmisha e funde të gjata të bukura.

Vera me pardesynë e shiut të vajzës së saj.

Fustani blu, shalli i bardhë dhe këpucët elegante që Vera i mban mënjanë për t’i veshur në funeralin e saj “në mënyrë që në botën tjetër ajo të jetë e rehatshme dhe e bukur”.

Fotografitë: Të gjitha të drejtat e autorit të fotove: Tatsiana Tkachova /The Guardian, përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy