“Holokausti, industri politike”, Lubonja: Muzeu i artit islam, “qokë” për heshtjen ndaj Gazës (VIDEO)

“Holokausti, industri politike”, Lubonja: Muzeu i artit islam, “qokë” për heshtjen ndaj Gazës (VIDEO)

Norman Finkelstein në librin e tij më të ri “Industria e Holokaustit” thekson se kujtesa e Holokaustit është kthyer në një industri politike, që përdoret për të mbrojtur Izraelin nga kritikat.

Gjatë një aktiviteti kulturor të mbajtur me rastin e botimit të librit “Industria e Holokaustit” të Norman Finckelstein, publicisti Fatos Lubonja kritikoi kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si sipas tij, po përdor myslimanët shqiptarë për interesa politike.

Sipas Lubonjës, edhe pse Shqipëria ka shumicë myslimane, qëndrimet e fundit të qeverisë në raport me konfliktin në Lindjen e Mesme, tregojnë një kurs të afërt me Izraelin, duke përmendur abstenimin e Tiranës në votimin e rezolutës për Palestinën në OKB. 

Për Lubonjën, lajmi për hapjen e një muzeu të artit islam, u përdor për të qetësuar reagimet e komunitetit mysliman për heshtjen ndaj asaj që po ndodh në Gazë.

Ndërsa studiuesi Gerd Demneri, citoi përgjatë aktivitetit, se në libër Finkelstein shkruan se kujtesa e Holokustit është shndërruar në një industri politike që përdoret për të mbrojtur Izraelin.

Ndërsa përkthyesi, Rudian Zekthi foli për një gjenocid të qartë sipas tij që po ndodh në Gaza.

Finkelstein thotë se Holokausti nuk duhet të përdoret si një instrument politik, por të kujtohet si një tragjedi njerëzore që kërkon drejtësi e reflektim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy