Vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, në zonën e ish-Bllokut, është shndërruar nga sot në një ambient të hapur dhe kulturor, si një rezidencë artistike për të pritur artistët shqiptarë dhe të huaj, në organizimin e ngjarjeve kulturore.
Në ceremoninë e hapjes mori pjesë Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, si dhe Ambasadoren Franceze Catherine Suard.
Kryeministri Rama, në hapjen e rezidencës artistike "Vila 31 x Art Explora", u shpreh se ky projekt ka ruajtur elemente të rëndësishme të dekorit të brendshëm, duke transformuar këtë godinë të ngarkuar me histori në një hapësirë frymëzuese dhe tërheqëse për publikun.
Ndër të tjera, ai shtoi se rezidenca do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për artistët e rinj, për të u takuar së bashku në një hapësirë ku secili ka hapësirën e vet, por të gjithë bashkë kanë një zonë të përbashkët.
Unë besoj se dy arkitektët kanë një meritë të jashtëzakonshme për mënyrën se si e kanë transformuar këtë shtëpi të mbushur me histori në një hapësirë që ka një program të ndryshëm nga ai që kishte kjo shtëpi, duke ruajtur një përmbajtje nga pikëpamja e dekorit, që jo vetëm e bën këtë qendër më të jetueshme dhe tërheqëse, por gjithashtu frymëzuese në shumë aspekte.
Shumë faleminderit për punën e bërë. Çdo nderim për punën. U përmbush në kohë rekord, që për burokracinë do të ishte e paimagjinueshme.
Pavarësisht se kemi kaluar shumë presidentë, ne ishim këtu bashkë me presidentin, dhe sot do t’i çoj një video nga hapja e qendrës.
Ministri Blendi Gonxhja tha se, për të rritur mbështetje për artistët, qendrat, shoqatat dhe fondacionet që zhvillojnë artin, qeveria ka rikonceptuar thirrjet dhe grantet për vitin 2025.
Ai vlerësoi hapjen e "Art Explora" dhe rolit të tij në jetën artistike të kryeqytetit, duke siguruar mbështetje për të bërë të suksesshëm këtë projekt.
Do mbështesim qendra dhe shoqata në mënyrën e re si do jetë pjesëmarrja e MEKI, mënyra si vërtetë Art Explora çelë këtë qendër dhe e gjen Tiranën në një hotspot me një jetë artistike të pavarur në mënyrë transparente.Vjen në momentin e duhur dhe në një situatë ku jemi të përgatitur për rolin e qeverisjes karshi artit dhe artistëve. Në këtë qendër do ketë dhe kurse profesionale. Kemi shumë artisti por nuk kemi nivelin që do donim edhe për administrimin financiar dhe nevojën për menaxhimin e qendrave. Një gjë arti dhe një gjë tjetër administrimi. Kemi pasur shkolla dhe klasa artistësh por nuk kemi pasur breza menaxherësh.
Ambasadorja franceze Catherine Suard theksoi se Vila 31, do ta vendosë Tiranën në rrjetin e platformave europiane të krijimit dhe artit bashkëkohor.
Rezidenca do të quhet "Vila 31" dhe "Art Explora", emri i fondacionit që po realizon projektin.



