
Nga punimet për rrjetin e gazit në një zonë të Sardenjës ka dalë një “xhevahir” i vërtetë. Në Porto Torres, në veri të ishullit, dikur një vendbanim romak, Colonia Iulia Turris Libisonis, është zbuluar një mozaik.
Mozaiku është dyshemeja e një ambienti të madh në sipërfaqe. Megjithatë, kjo e fundit nuk dihet ende me saktësi, pasi janë zbuluar vetëm disa metra.
Lajmi u dha nga gazeta lokale “La Nuova Sardegna” dhe nga faqja në Facebook e Mbikëqyrjes Arkeologjike të Sassari dhe Nuoro, përgjegjëse për zonën. Disa muaj më parë në zonë u gjetën mbetjet e një strukture të shembur.
Nga duart e punëtorëve, gërmimet kanë kaluar në ato të arkeologëve, të cilët tani drejtohen nga Nadia Canu.
Mozaiku i gjetur rishtazi ndodhet në një lagje ku janë gjetur mbetjet e vilave të tjera të rëndësishme romake të kolonisë sarde.
Mozaiku i gjetur në këto ditë nuk është zbulimi i vetëm në Porto Torres: jo shumë larg - gjithmonë përgjatë gërmimeve për rrjetin e gazit - në fillim të muajit qershor u gjet një barrierë mermeri e zbukuruar me një motiv shkallësh dhe mbetje të tjera të qeramike.



