
Qeveria ka shkarkuar sot drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani.
Vendimi për shkarkimin e saj është marrë sot nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministres së Kulturës, dhe është publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë.
Asllani u emërua në këtë detyrë në gusht të vitit 2014, pas shkarkimit të Aurel Plasarit.
Po sot u njoftua edhe shkarkimi nga detyra i drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Enton Duro.



