Festivali “Marie Kraja” me 16 konkurrentë nga bota nën drejtimin e regjisorit të njohur ukrainas

Festivali “Marie Kraja” me 16 konkurrentë nga bota nën drejtimin e regjisorit të njohur ukrainas

Mbrëmë dhe sonte, Tirana, kryeqyteti europian i Rinisë, do të presë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, në dy mbrëmje, edicionin e 18 të Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit Operistik “Marie Kraja”.

16 yje të rinj, nga katër kontinente të botës, do të marrin pjesë në një kompeticion kulturor në dy mbrëmje të magjishme me ariet më të bukura dhe repertorin e legjendave të këngës.

Netët do të jenë të ndërtuara në formën e spektaklit, regjisori skenik i të cilit Anatolli Solovianenko, regjisor dhe drejtor i përgjithshëm i skenës në Teatrit Nacional të Operas së Kievit - Ukrainë. I ikur nga lufta ai tani vjen në Tiranë, duke pasur mundësinë të bashkëpunojë për këtë festival. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti dje jurinë e Festivalit të përbërë nga drejtorët e teatrove të njohur europianë, dhe i dhuroi Kullën e Sahatit regjisorit të njohur ukrainas, Anatoliy Solovianenko.

Nëndrejtori i Operas së Kievit, Anatoliy Solovianenko, u shpreh mirënjohës që një vend i vogël si Shqipëria i ka qëndruar pranë, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra, Ukrainës së pushtuar nga Rusia.

Festivali organizohet nga shoqata Kulturë - Media - Art me mbështetjen e Bashkisë Tiranë. Konkurrentët e edicionit të 18-të janë nga Ukraina, Shqipëria, Koreja e Jugut, Slloveni, Afrika Jugore, Kina, Zvicra, Serbia, Gjermania, etj.

Ata do të gjykohen nga një juri ndërkombëtare, e përbërë prej drejtues të operave të mëdha evropiane, duke i dhënë pjesëmarrësve mundësinë që përveç garës dhe çmimit, të bëjnë hapa të vlefshëm në karrierën e tyre të ardhshme. Por përveç misionit të tij kryesor, garës dhe promovimit të talenteve të reja, publiku i teatrit do të mund të shijojë dy mbrëmje me muzikë të përzgjedhur nga repertori botëror i kompozitorëve  Puccini, Gounod, Bellini, Mozart, Bizet,Verdi, Rossini, etj por edhe këngë lirike mjaft të njohura.

Në të dyja netët e festivalit, nuk do të mungojë edhe trupa e baletit, ku këtë vit për herë të parë ngjiten në skenë shumë kërcimtarë të rinj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy