Si duhet pirë kafeja?

Si duhet pirë kafeja?

Një filxhan kafe me mëngjesin, një tjetër pak më vonë, ca të tjera në zyrë, një tjetër pas dreke – a është ky një zakon i shëndetshëm apo një varësi?

Kafeina e kafesë mund të rrisë përkohësisht vëmendjen, të gjallërojë performancën dhe mundësisht të përmirësojë edhe përqendrimin.

Por, para se t’i japësh vetes një filxhan tjetër kafeje, ekspertët thonë se është e rëndësishme të mbahet mend se kafeina është një bar dhe jo një lëndë ushqyese e nevojshme për një shëndet të mirë, siç janë vitaminat dhe kripërat minerale. Dhe si për çdo bar, edhe për të, ka mënyrë të duhur dhe mënyrë të gabuar të përdorimit të tij.

"Mënyra e duhur është të dish si dhe përse ndikon në trupin tënd. Mënyra e gabuar është përdorimi abuziv, të mos flesh e të mbahesh zgjuar me kafe”, thotë dietologu and epidemiologu i Universitetit të Kalifornisë Gail Frank.

Kafeina e tepërt mund të shkaktojë probleme të shëndetit: si tension të lartë, brishtësi kockash ose thjesht irritim.

Kafeina në kafe është shumë e dëmshme për fëmijët dhe adoleshentët, nuk lejon përthithjen e kalciumit nga kockat e mund të vonojë rritjen.

Me çdo kafe, humbet 5 miligramë kalcium, por qumështi i shtuar në të mund ta zëvendësojë këtë humbje.

Mënyrë e shëndetshme për të konsumuar kafe

Disa njerëz e ndiejnë nevojën e kafeinës më shumë se disa të tjerë, disa jo.

Dëgjoje trupin dhe mos pi kafe më shumë sesa është e nevojshme. Mos dëgjo të tjerët kur thonë se ata mund të pinë kafe sa të duan dhe sërish të kenë një gjumë të mirë.

Studimet tregojnë një gjer në tre filxhanë kafeje nuk dëmtojnë shëndetin. Megjithatë ajo nuk këshillohet për fëmijët, gratë shtatëzëna, të moshuarit dhe njerëzit me probleme zemre e ulçere.

Kafe të ndryshme kanë përmbajtje të ndryshme kafeine.

Edhe pse kafeja është burimi kryesor i kafeinës për shumë njerëz, ka edhe lëndë të tjera që përmbajnë kafeinë, si: çaji, çokollata, ilaçet për dhimbjen e kokës.

Pirësit e rregullt të kafesë mund të kenë dhimbje koke e përgjumje nëse nuk marrin sasinë e zakonshme, që u largohet pas marrjes së kafeinës si zakonisht.

Disa ilaçe mund të ndërveprojnë me kafeinën, nëse merr ilaçe këshillohu me farmacistin ose mjekun për efektet e saj. /Sipas WebMD, përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy