16-20 gusht/ Nis nesër ‘Festa e Birrës 2023’ në Korçë

16-20 gusht/ Nis nesër ‘Festa e Birrës 2023’ në Korçë

Korça po përgatitet të presë Festën e Birrës nga nesër në pesë ditë fantastike.

Edicioni i 17-të i eventit më të madh dhe më popullor i stinës së verës në Shqipëri do të zhvillohet nga data 16-20 GUSHT tek Terminali i Autobusëve në Korçë, njoftohet në faqen zyrtare të bashkisë.

Edhe ministri i Mbrojtjes, njëherësh drejtues politik i PS për qarkun e Korçës, Niko Peleshi ndau pamje nga një prej eventeve më të mëdha në Shqipëri, Festa e Birrës, e cila shënon këtë vit edicionin e 17-të.

Me impakt të madh në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale, kjo festë, pritet të thyejë rekordet e vizitorëve që zgjedhin Korçën si destinacion.

Nga data 16-20 gusht, muzika fantastike e këngëtarëve më në zë shqiptarë si Elvana Gjata, Ylli Limani, Eugent Bushpepa, Endri e Stefi Prifti etj., do të shoqërojë këtë festë përgjatë të pesta netëve.

Atmosfera elektrizuese do të vijojë me retron e viteve ‘90 me grupet “No Mercy”, “La Bouche” etj., si dhe yjet e muzikës greke Despina Vandi dhe Keti Garbi.

Festa e Birrës ka arritur standarde të larta organizimi vit pas viti duke ridimensionuar format e argëtimit dhe të turizmit në vend. 

Biletat e koncertit mund të blihen online dhe në çdo pikë Wester Union kudo në Shqipëri, si edhe në biletarinë e dedikuar në hyrje të festës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy