
Tina Turner do të thotë një ‘lamtumirë’ të fundit për fansat në dokumentarin e saj të ri, ndërsa përgatitet të jetojë pjesën tjetër të jetës jashtë vëmendjes. Këngëtarja do të tregojë historinë e saj të jetës në filmin e ardhshëm, ‘Tina’, që do të publikohet këtë vit.
Këngëtarja 81-vjeçare ka luftuar me probleme të ndryshme shëndetësore gjatë viteve, përfshirë kancerin, trombozë në tru dhe probleme me veshkat që e detyruan të bëjë një transplantim në 2017-n.

Sipas bashkëshortit të ikonës së muzikës, Erwin Bach, i cili shfaqet në film, Tina do ta përdorë projektin si një mundësi për t'i thënë lamtumirë fansave në të gjithë botën dhe për t’u përulur para syve të publikut.
Në dokumentar, Tina shihet duke vizituar premierën në Broadway të shfaqjes së saj skenike ‘The Tina Turner Story’, ndërsa Erwin thotë para kamerave: “Ajo tha, ‘Unë do të shkoj në Amerikë për t'i dhënë lamtumirën fansave të mi amerikanë dhe do ta mbyll’. Mendoj se ky dokumentar dhe shfaqja, kjo është ajo - është një mbyllje”.

Ndërsa kthehet pas në kohë, Tina thotë: “Nuk ishte një jetë e mirë. E mira nuk ekuilibronte të keqen. Kam pasur një jetë abuzive, nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të treguar historinë. Është një realitet. Është një e vërtetë. Kjo është ajo që keni marrë, kështu që duhet ta pranoni”.
Këngëtarja flet hapur në lidhje me martesën e saj të trazuar dhe abuzive me ish-bashkëshortin e ndjerë, Ike Turner.

“Për një kohë të gjatë e urreva Ike-n, duhet ta them këtë. Por më pas, pasi ai vdiq, me të vërtetë kuptova se ai ishte një person i sëmurë. Ai më bëri të filloj dhe ai ishte i mirë me mua në fillim. Kështu që kam disa mendime të mira. Ndoshta ishte një gjë e mirë që e takova, nuk e di. Më lëndon që duhet të kujtosh ato kohëra, por në një fazë të caktuar falja është ndjenja që të pushton më shumë, falje do të thotë që mos ta mbash më peng. Duhet ta hidhni pas krahëve, sepse vetëm ju dëmton. Duke mos falur, vuan, sepse e mendon vazhdimisht. Dhe për çfarë?”, tregon artistja.
The only way to tell my story. I am excited to share the official trailer for #TinaFilm, a never before seen look into my life.
— TinaTurner (@LoveTinaTurner) March 10, 2021
Premieres on @hbomax US March 27, @skytv on Sky Documentaries & https://t.co/mlqezhI6TU UK March 28 and releasing internationally this summer. pic.twitter.com/E8ly2G7Oq6
Pasi shpëtoi nga Ike, Tina u martua me Erwin në 2013-n, pas një lidhje 27-vjeçare kur ajo ishte 46 vjeçe dhe ai 30 vjeç.
Tina premton se dokumentari do të jetë festimi i fundit i një super ylli global dhe një portret intim i një gruaje që kapërceu fatkeqësi ekstreme për të përcaktuar karrierën, identitetin e saj dhe trashëgiminë e saj, sipas kushteve të saj.
Burimi: Metro



