Ministria e Kulturës: Kalaja e Krujës dhe ajo e Prezës, rrezik për vizitorët

Ministria e Kulturës: Kalaja e Krujës dhe ajo e Prezës, rrezik për vizitorët

Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë lajmërojnë se tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të rënda në monumentet e kulturës së zonës, sidomos në Kalanë e Prezës dhe atë të Krujës.

Hyrja në këto kala është tashmë rreptësisht e ndaluar, në radhë të parë për të garantuar jetën e qytetarëve dhe në vijim për të mos dëmtuar më shumë monumentet.

Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë, nuk mbajnë përgjegjësi për çdo pasojë që mund të ketë nga thyerja e këtij udhëzimi. Ajo u ka kërkuar qytetarëve të ruajnë jetën e tyre.

Në Krujë, pavarësisht shiritave, njerëzit ngjiteshin pa menduar për rrezikun që u kanoset.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy