Arkivat çelin ekspozitën “Personalitete të Kosovës në qeveritë e Shqipërisë 1920-1944”

Arkivat çelin ekspozitën “Personalitete të Kosovës në qeveritë e Shqipërisë 1920-1944”

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka çelur në Tiranë, pranë instalacionit ‘Tirana Moons’, ekspozitën dokumentare dhe fotografike me titull “Personalitete të Kosovës në qeveritë e Shqipërisë 1920-1944”.

Në ekspozitë janë paraqitur dokumente arkivore si diskutime, promemorie, vendime, propozime dhe telegrame që lidhen me shtatë prej veprimtarëve më të spikatur nga komuniteti i shqiptarëve të Kosovës në politikëbërjen e Shqipërisë së periudhës 1920–1944, si Hasan Prishtina, Kadri Prishtina, Sali Vuçiterna, Rexhep Mitrovica, Rexhep Krasniqi, Ceno Kryeziu dhe Xhaferr Deva.

Ekspozita synon të hedhë dritë mbi kontributin e këtyre figurave në qeveritë shqiptare të periudhës së Paraçlirimit, duke sjellë në vëmendje rolin e tyre në zhvillimet politike dhe institucionale të kohës.

Bashkëpunim ndërinstitucional

Kjo nismë është realizuar falë bashkëpunimit të vazhdueshëm mes DPA-së dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK), me synimin e përbashkët për të promovuar njohjen e historisë kombëtare përmes trashëgimisë dokumentare të ruajtur në arkivat përkatëse.

Ekspozita përbën një mundësi për publikun që të njihet më nga afër me dokumente origjinale dhe dëshmi historike që ndriçojnë një periudhë të rëndësishme të historisë shqiptare.

Aktiviteti u organizua me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosova, duke mbledhur studentë, nxënës dhe qytetarë të interesuar për historinë kombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy