Teatri “Migjeni” hap sezonin e ri artistik me premierën “Krimi është i imi”

Teatri “Migjeni” hap sezonin e ri artistik me premierën “Krimi është i imi”

“Krimi është i imi” ishte komedia që hapi sezonin e ri artistik të teatrit “Migjeni” në Shkodër.

11 personazhe komikë mbërthyen spektatorin shkodran ndërsa dhuruan të qeshura pa fund në shfaqjen e regjisores Driada Dervishi.

Komedia, që në qendër ka një vrasje, trajton tema sociale dhe fenomene me të cilat shoqëria shqiptare dhe jo vetëm përballet çdo ditë. Interpretimi para publikut shkodran cilësohet si mjaft i veçantë për regjisoren.

Ndërkohë, aktorët shkodranë të mësuar tashmë me spektatorin artdashës, vlerësojnë mbështetjen në çdo premierë.

Shfaqja “Krimi është i imi” do të vihet në skenën e teatrit “Migjeni” edhe në fundjavë në orën 20:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy