
Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor i cili po mbahet në sallën qendrore të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ka nderuar me mirënjohje edhe personalitete të shkencës e të artit.
Kësisoj me Çmimin e Mirënjohjes, janë nderuar dy personaliteteve më të veçanta në shkencën e mendimin shqip në Shqipëri e Kosovë.
Me këtë vlerësim u nderuan: Artan Boriçi, “Për veprën Contributions in Physics, Applied Mathematics and computer Secience / Kontribute në fushën e fizikës, matematikës së zbatuar dhe shkencave kompjuterike (vëll. I-II).
Si dhe Ali Aliu me motivacionin: “Për kontribut të shquar në zhvillimin e kritikës letrare, si studiues i shquar i letërsisë shqiptare dhe në veçanti i kritikës letrare shqipe”.
Njoftimi i plotë:
Në ditën e dytë të Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, është mbajtur në sallën qendrore të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ceremonia e dhënies së Çmimit të Mirënjohjes, dy personaliteteve më të veçanta në shkencën e mendimin shqip në Shqipëri e Kosovë.
Dy çmimet u akorduan nga kryetarët e Akademisë së Shkencave të dy vendeve, z. Skënder Gjinushi dhe z. Mehmet Kraja.
Me këtë vlerësim u nderuan:
akad. asoc. Artan Boriçi, (post mortum) “Për veprën Contributions in Physics, Applied Mathematics and computer Secience / Kontribute në fushën e fizikës, matematikës së zbatuar dhe shkencave kompjuterike (vëll. I-II) me Motivacionin: Vepër origjinale; rezultat jetësor i kërkimeve më të suksesshme të autorit; cilësisht të krahasueshme me arritjet më të vlerësuara shkencore në fushat e fizikës së thërrmijave elementare, matematikës së aplikuar dhe shkencat kompjuterike, në rajon e në Europë; produkt-model i studiuesit shkencor të mirënjohur, brenda e jashtë vendit dhe shembull inkurajimi për brezat e rinj të kërkuesve.
Akad. Ali Aliut, Me motivacionin:
“Për kontribut të shquar në zhvillimin e kritikës letrare, si studiues i shquar i letërsisë shqiptare dhe në veçanti i kritikës letrare shqipe”.



