Përkujtohet themelimi në Stamboll i “Shoqërisë së parë të Shtypurit Shkronja Shqip”

Përkujtohet themelimi në Stamboll i “Shoqërisë së parë të Shtypurit Shkronja Shqip”

Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip ose Shoqëri e të shtypurit shkronjave shqip ishte një organizatë patriotike e intelektualëve shqiptarë, që promovonin botimet në gjuhën shqipe, veçanërisht tekste shkollore, të rëndësishme për arsimin e brezave të rinj.

E themeluar 145 vjet më parë, më 12 tetor 1879 në Stamboll, kryeqytetin e Perandoria Osmane me nismën e Komitetit të Stambollit nga anëtarë të shquar të bashkësisë shqiptare në Kostandinopojë u ngrit Shoqëri e të shtypuri shkronja shqip, synimi kryesor i së cilës ishte shtypja dhe shpërndarja e librave shqip.

Kryetar i Shoqërisë ishte Sami Frashëri, kurse anëtarë qenë një grup patriotësh të kohës, disa prej tyre ndër më të njohurit e Rilindjes, si Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Koto Hoxhi, Zija Prishtina e të tjerë.

Pas ndalimit të veprimtarisë së Shoqërisë nga autoritetet osmane, selia e saj u shpërngul në Bukuresht, ku në vitin 1886 u ndërtua dhe shtypshkronja e synuar, për shtypjen e librave shqip.

Me alfabetin e Stambollit u shkruan dhe u shtypën një sërë librash prej Sami bej Frashërit, si: “Abetare e gjuhës shqip” (1886), “Shkronjëtore e gjuhës shqip” (1886), “Dheshkronjë” (1888).

Në po këtë shtypshkronjë u shtypën dhe librat e parë të Naim Frashërit, që zënë vend kryesor në letërsinë shqipe të shekullit XIX.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy