
Në Galerinë FAB pranë Universitetit të Arteve u çel një ekspozitë kushtuar edicionit të 4-t të Festivalit Ndërkombëtar të Posterit “Prishtina 2024”.
Prezent ishin Ambasadori i Republikes se Kosoves Shkelqesia e tij, Z. Skender Durmishi, prof. Dr. Erald Bakalli, Rektor i Universitetit te Arteve, prof. Asc. Dr. Rrezeart Galica lektor i komunikimit vizual në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës.

Ekspozita është e kuruar nga profesori Keith Kitz, nga Massachusetts dhe trajton temën “Harmonia”, mbi të cilën kanë punuar dizajnerë nga 25 shtete të botës.
Gjithashtu ky edicion pati si temë të dytë “Eksploro qytetet: Tirana, Prishtina, Shkupi”.
Ky edicion sjell 100 postera dhe ka karakter garues e edukues dhe vjen i ndarë në dy kategori: profesionistë dhe studentë ose entuziastë.
Është Festivali i vetëm në rajon që organizohet në Kosovë dhe mirëpret posterë nga e gjithë bota, të cilët përmes një jurie ndërkombëtare kredibile përzgjedhë fituesit e edicionit të 4.
Me këtë rast u ndanë tre çmimet Kryesore të Festivalit si dhe dy çmime Speciale.
Deri tani Festivali Ndërkombëtar i Posterit në Prishtinë ka trajtuar edhe tema si “All against Corruption”, “Freedom”, “Emigrimi”.




