Artisti Olen Cesari dekorohet me titullin “Commendatore dell’Ordine della Stella d’Italia”

Artisti Olen Cesari dekorohet me titullin “Commendatore dell’Ordine della Stella d’Italia”

 Violinisti shqiptar, Olen Cesari u dekorua nga Presidenti i Republikës Italiane me titullin “Commendatore dell’Ordine della Stella d’Italia”.

Ky titull i është akorduar këtij artisti me përmasa botërore nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella dhe i është dorëzuar artistit durrsak nga ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci në një ceremoni ku ishin të pranishëm personalitete të vendit, artistë të shquar dhe diplomatë.

E pranishme në këtë ceremoni ishte ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila u shpreh se, “jemi shume krenarë për Olenin, artistin virtuoz, një nga violinistët më të mëdhenj botërorë si dhe interpretues absolut i cili e ka lartësuar emrin e Shqipërisë në çdo skenë ku ka jehuar tingulli i tij”.

Olen Cesari konsiderohet si një nga violinistët më të mëdhenj në botë. Kompozitor eklektik dhe virtuoz i violinës, ai është një artist i jashtëzakonshëm.

I lindur në Durrës ai u diplomua në moshën 14 vjeç në Institutin e Lartë të Artit në Tiranë. Në moshën 17 vjeç u diplomua me nderime nga Santa Cecilia (deri më sot ai është violinisti më i ri me një diplomë në historinë e konservatorit romak) dhe në Mozarteum në Salzburg.

Olen ka luajtur në tempujt e mëdhenj të muzikës botërore, nga teatri i lashtë i Taormina në Wiener Konzerthouse në Vjenë, nga Carnegie Hall në New York në Auditorium Parco della Musica në Romë, nga Teatri Le Palace i Parisit në Teatromonumental RTVE në Madrid.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy