Elvis Presley/ Austin Butler, aktori i përzgjedhur për filmin e ri (VIDEO)

Elvis Presley/ Austin Butler, aktori i përzgjedhur për filmin e ri (VIDEO)

Filmi biografik për Elvis Preslin e ka gjetur tashmë Mbretin e tij.  Mes një kasti aktorësh jo pak konkurrues, 27 vjeçari Austin Butler është përzgjedhur të interpretojë Preslin, mbretin e rok and rollit, sipas një njoftimi të bërë nga Warner Bros.

Ansel Elgort, Harry Styles dhe Miles Teller ishin ndër emrat e testuar për rolin, i cili në fund u fitua nga Butler, i cili vitin e kaluar bëri debutimin e tij në Broadëay në ringjalljen e “The Iceman Cometh”, ku interpreton Denzel Ëashington. Butler vetë e postoi lajmin në Instagram, duke cituar pjesë nga hiti i Preslit, “Love Me Tender”, ndërsa shkruan: “Ma keni kompletuar jetën dhe ju dua.”

Edhe vetë regjisori i filmit Baz Luhrmann e ka konfirmuar lajmin e përzgjedhjes së Butler pëmes një fotografie të postuar në Tëitter. Duke vendosur pranë njëra tjetrës fotografitë e Elvis Presley dhe Austin Butler, regjisori ka ftuar njerëzit të vënë re ngjashmëritë mes të dyve. Ai ka thënë se procesi i përzgjedhjes ka qenë i vështirë dhe delikat, sepse ai kërkonte një përsonazh që të kishte si brishtësinë e brendshme po ashtu edhe një zë të jashtëm të mirë.

“E kam ditur dhe isha i vendosur se kisha gjetur dikë që e përfshinte shpirtin e  Elvisit”, ka thënë Baz që njihet për filmat “The Get Doën” dhe “The Great Gatsby”.

Sipas regjisorit xhirimet për filmin do të nisin në vitin 2020 në Queensland, Australi.

Filmi eksploron jetën e Elvis Presley nëpërmjet lenteve të marrëdhënies së tij të komplikuar 20-vjeçare me menaxherin e tij, Kolonel Tom Parker, i cili do të luhet nga Tom Hanks.

Skenari është shkruar nga Luhrmann dhe Craig Pearce, ndërsa Luhrmann është gjithashtu bashkë-producent i filmit së bashku me fituesen e çmimit Oskar, Catherine Martin, partneren dhe bashkëpunëtoren e tij të shpeshtë. Ashtu si te “Gatsby i Madh” dhe “Moulin Rouge”, Martin do të jetë gjithashtu edhe projektuesja dhe prodhuesja e kostumeve të filmit.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy