Kultura e anulimit në komedi, dy qasjet e kundërta të Seth Rogen dhe Chris Rock

Kultura e anulimit në komedi, dy qasjet e kundërta të Seth Rogen dhe Chris Rock

Seth Rogen dhe Chris Rock kanë pikëpamje krejtësisht të ndryshme në lidhje me mënyrën sesi ajo që tashmë njihet si kultura e anulimit po ndikon në komedi.

Gjatë promovimit të librit të tij, “Yearbook”, në Good Morning Britani, Rogen u pyet për shakatë e diskutueshme që ai ka bërë në filmat e kaluar.

"Ka shaka të caktuara që me siguri tani shihen ndryshe, por unë mendoj se kjo është natyra e komedisë," i tha Rogen drejtueses Susanna Reid, për Hypebeast.

"Unë mendoj se konceptualisht ata filma janë të shëndoshë dhe mendoj se ka një arsye që pse njerëzit i shikojnë ende sot”.

Rogen shton se ai nuk mendon se humoristët duhet të ankohen kur të tjerët ua kritikojnë materialet.

"Është një nga gjërat që shkon me të qenit artist, dhe nëse nuk të pëlqen, atëherë mos u bëj fare komedian”.

Por qasja e Rogen ndryshon shumë nga ajo që ka Rock. Ky i fundit ka thënë së fundmi se kultura e anulimit duhet fajësuar për qëndrimet tepër "të sigurta" që çojnë në art që nuk është dhe aq argëtues.

"Kur të gjithë ndihen të sigurt dhe askush nuk provon asgjë, gjërat bëhen të mërzitshme", tha ai.

"Shoh shumë humoristë që nuk të bëjnë dhe aq për të qeshur, shoh shfaqje televizive të të tilla, filma të tillë - sepse të gjithë janë të frikësuar të bëjnë një lëvizje", tha ai.

Rock shtoi se aktorët e humorit në veçanti tashmë e dinë se kur nuk duhet ta thonë një gjë nëse një shaka nuk provokon të qeshura.

"Ju nuk keni pse të na anuloni, sepse ne e marrim mesazhin - ata nuk po qeshin! … Kur bëjmë diçka dhe njerëzit nuk qeshin, ne e kuptojmë kaq”, tha ai. / Maxim /

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy