Prishja e fasadës ballore të stadiumit “Qemal Stafa” e cila ishte pjesa e vetme e trashgimisë kulturore në këtë impiant, ka ngjallur një debat të madh në opinion.
Kreu i ALUIZNIT Artan Lame ka qene kundër kësaj prishje ku kërkonte që kjo pjesë të mos prekej nga ndërtimi i ri i Arenës Kombëtare.
Por pas hedhjes në tokë të kësaj fasade, ish drejtuesi I forumit për mbrojtjen e trashgimisë kulturore, Artan Lame përmes një postimi në faqen zyatare në facebook ka publikuar foton e fasadës ballore të stadiumit Qemal Stafa duke kërkuar falje. “Ndjesë…” është fjala që Lame ka shkruar mbi foto duke dalë kundër vendimit të qeverisë për prishjen e këtij monumenti Kulture.



