Meta vlerëson me dekoratën “Nderi i Kombit” martirin e gjuhës shqipe Koto Hoxhi

Meta vlerëson me dekoratën “Nderi i Kombit” martirin e gjuhës shqipe Koto Hoxhi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi Rilindasin e shquar, martirin e gjuhës shqipe dhe mësuesin Koto Hoxhi (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit”, me motivacionin “Për kontributin e shquar në hedhjen e themeleve të arsimit dhe gjuhës shqipe, të rilindjes kulturore e letrare shqiptare, si dhe zgjimit të vetëdijes kombëtare në shërbim të luftës për pavarësinë e Shqipërisë.

Në vlerësim të veprimtarisë së çmuar si mësues, atdhetar dhe krijues i talentuar ai iu përkushtua deri në sakrificën më sublime atdhedashurisë, historisë, gjuhës, harmonisë fetare, identitetit shqiptar dhe lirisë së vendit”.

Në fjalën e tij të rastit gjatë ceremonisë solemne ku ishin të pranishëm personalitete të kulturës, studiues dhe akademikë, drejtues institucionesh dhe anëtarë Shoqatës kulturore “Lunxhëria”, Kreu i Shtetit shqiptar u shpreh se, “në shekuj Lunxhëria ia ka dalë të shkruajë faqe të lavdishme atdhetarie, arsimimi, kulture dhe emancipimi shoqëror”.

“Fjalët sonte nuk do të mjaftonin për të përcjellë gjithë respektin, mirënjohjen dhe nderimin shtetëror për krahinën tuaj të mrekullueshme.

Nuk ka studiues, vizitor apo udhëtar të famshëm, përfshi edhe Lord Bajronin, i cili ka përshkuar Lunxhërinë, e të mos ketë mbetur i mahnitur me bukuritë e natyrës, mikpritjen lunxhiote, kostumet, vallet, këngët dhe traditat tuaja të mrekullueshme”, tha ai.

"Lunxhiotët kanë besuar përherë tek drita e shpirtit, tek dija, Zoti dhe liria”, u shpreh Meta.

"Në shtëpitë e tyre plot dritë u përhap mësimi parë i gjuhës shqipe, u shkrua dhe u luajt drama e parë në gjuhën tonë amtare ‘Një dasmë në Lunxhëri’, shkruar 150 vite më parë prej të madhit Koto Hoxhi”, tha Meta.

Ky pionier i arsimit shqiptar mbolli në errësirën e kohës farën e dijes, të alfabetit dhe të gjuhës shqipe. Ai edukoi me ndjenjën e lirisë dhe krenarinë e identitetit kombëtar Pandeli Sotirin, Petro Nini Luarasin, por edhe shumë të tjerë.

Koto Hoxhi ishte ndër luftëtarët më të vendosur të Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Popullit shqiptar bashkë me patriotët Hasan Tahsini, Pashko Vasa, Jani Vreto, Sami Frashëri dhe Abdyl Frashëri”, u shpreh Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy