Rinisin më 1 shtator “Javët Kulturore Ndërkombëtare”, kulmojnë me koncertin e Rita Orës

Rinisin më 1 shtator “Javët Kulturore Ndërkombëtare”, kulmojnë me koncertin e Rita Orës

Javët Kulturore Ndërkombëtare 2022, një nismë e Ministrisë së Kulturës që sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e 18 vendeve të botës, do të rifillojnë nga data 1 shtator.

Ministria e Kulturës ndau në rrjetet sociale një video informuese mbi sezonin e dytë të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, një sezon që nis me Britaninë (1-11 shtator), për të vijuar me Suedinë (12-18 shtator), Egjiptin (19-25 shtator) dhe Kinën (26 shtator-2 tetor), ku kulmi i aktiviteteve do të jetë koncerti i shumëpritur i këngëtares së njohur ndërkombëtarisht, Rita Ora.

E konceptuar si një paradë kulturore ndërkombëtare, kushtuar bashkëpunimit kulturor, ky program dinamik e gjithëpërfshirës, do të krijojë një atmosferë të jashtëzakonshme e do të shpërndajë mesazhe paqeje dhe pranimi.

Gjatë muajit shtator e në vijim do të spikasin ndër të tjera, koncerte me muzikë klasike dhe moderne egjiptiane, performanca folklorike egjiptiane, festivali i kulturës kineze, performanca Taiji, ceremonia e çajit dhe ushqimit kinez, loja tradicionale cricket, koncerti i ABBA Tribute, si dhe koncerti i shumëpritur i këngëtares shqiptare të njohur ndërkombëtarisht, Rita Ora, si dhe një mori aktivitetesh të tjera do të na përfshijnë të gjithëve përgjatë muajit shtator!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy