
Kreu i shtetit Ilir Meta, përmes një ceremonie solemne ka vlerësuar sot me titullin “Mjeshtër i Madh”,aktorin e shquar Petrit Malaj ,me motivacionin: “Për talentin e spikatur dhe profesionalizmin në realizimin e shumë roleve artistike si në ekranin e kinemasë, ashtu dhe në skenën e teatrit; për kontributin e dhënë në organizimin dhe drejtimin e strukturave akademike të artit skenik”.
Pjesë e ceremonisë më marrjen e titullit nga aktoti Malaj në Presidencë ishin aktorë, regjisorë, profesorë e pedagogë të Universitetit të Arteve dhe personalitete të artit.
Postimi i Metës:
“Kënaqësi e veçantë të vlerësoja me titullin e lartë "Mjeshtër i Madh" artistin e shquar z.Petrit Malaj, një personalitet i filmit dhe teatrit shqiptar, që me talentin e spikatur dhe profesionalizmin në realizimin e shumë roleve artistike ka fituar dashurinë dhe respektin e të gjithëve. I uroj z.Malaj suksese të mëtejshme në karrierën e tij artistike, i bindur se ai dhe brezi i artistëve të cilit i përket, janë shembull për të rinjtë shqiptarë që aspirojnë ekranin dhe skenat shqiptare e ndërkombëtare”.



