Këngët e 28 Nëntorit që kanë hyrë në histori

Këngët e 28 Nëntorit që kanë hyrë në histori

28 nëntori, i njohur ndryshe si Dita e Flamurit, është festa që të gjithë shqiptarët e festojnë kudo nëpër botë. Një festë që bënë që flamurin kuq e zi të valojë në çdo qytet e në çdo shtëpi ku ka shqiptarë, e që plisi i bardhë të bartet me shumë krenari edhe nga gjeneratat e reja. Shumë poezi e këngë janë thurur qysh moti për këtë ditë të shënuar për popullin shqiptarë, por një gjë e tillë po vazhdon edhe sot, ku gjeneratat e reja po sjellim krijime të mrekullueshme e pse jo edhe ripërpunime nga këngët e vjetra, duke bërë kombinime që do të mbesin në histori. Ne po ju sjellim disa këngë kushtuar festës së 28 nëntorit.

Një ndër krijimet më të njohura që i është kushtuar festës së 28 nëntorit, është kënga “Xhamadani vija vija”, e cila fillimisht është kënduar nga Shkurte Fejza, për tu rikthyer nga Ilirët e shumë këngëtarë të tjerë që vazhdojnë ta këndojnë edhe sot.

Në një flamur të pandarë’, është këngë e kënduar nga Enkelejda Arifi, Kastriot Tusha, Selami Kolonja, Ilir Shaqiri dhe Nikollë Nikprelaj, e cila gjithashtu vazhdon të dëgjohet edhe sot.

Por krijime të tilla kanë ardhur edhe nga reperët tanë. Unikkatil në bashkëpunim me Klepto ka sjellë këngën ‘Kuq e zi’, e cila atë kohë bëri një bujë të madhe.

Viti 2012 na solli një krijim fantastik nga Etnon në bashkëpunim me Lyrical Son dhe Dj Blund, është kjo kënga ‘Albania’ e cila depërtoi në zemër të secilit e u këndua e këndohet edhe sot me shumë entuziazëm.

Ndërsa viti 2015 solli një tjetër krijim i cili rrëqethi të gjithë, e ky krijim erdhi inspiruar me rastin e ngritjes së flamurit shqiptarë në Serbi, ku po zhvillohej ndeshje Shqipëri-Serbi. Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi shkrinë artin e tyre në këngën ‘Kuq e zi je ti’, këngë kjo që është bërë një himn i ri për shqiptarët.

Këngë të tilla sollën edhe Rozana Radi – ‘O sa mirë me kenë Shqiptarë’, Adelina Ismaili solli këngën ‘Skënderbe’, ndërsa Barbara Dini këngën “Thrret Prizreni mori Shkodër.

‘Shota’ është kënga e fundit që ju bashkëngjit kësaj liste, këngë kjo e sjellë nga Dj Blunt dhe Real. / Kult

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy