
Është ndarë nga jeta në moshën 79 vjeçare, aktori dhe regjisori i njohur Peter Fonda. Shkak për vdekjen e tij është bërë kanceri në mushkëri në shtëpinë e tij në Los Angeles. Ai ishte një nga aktorët më të dashur për publikun amerikan por jo vetëm pasi me filmat që realizoi arriti të fitonte zemrën e mijërave njerëz.
Fonda u bë i famshëm nga roli i luajtur në filmin “Easy Rider”. Ndërsa lajmin për vdekjen e aktorin e konfirmoi familja por edhe menaxheri i tij Alan Somers, shkruan sot TheGuardian.
“Me pikëllim të thellë ndajmë lajmin se Peter Fonda ka ndërruar jetë. Është një nga momentet më të trishtuara të jetës për të mos thënë më i trishtuari. Ne nuk jemi në gjendje të gjejmë fjalët për të shprehur dhimbjen në zemrat tona”- shkruajnë familjarët.
Peter Fonda ishte pjesë e një familje veterane të Hollivudit, familjes së njohur Fonda. Ai ishte djali i aktorit të madh Henri Fonda, vëllai i aktores Jane Fonda dhe babai i Bridget, gjithashtu një aktor.
Filmi i njohur
“Easy Rider”, në të cilin Fonda u shfaq së bashku me regjisorin Dennis Hopper dhe aktorin Jack Nicholson, u bë një klasik i kultit që i dha Fondas një nominim të Akademisë për skenarin më të mirë origjinal.
Fonda luajti motoçiklistin në film - një rol që ai do të luante disa herë gjatë karrierës së tij.



