Këngëtari shqiptar, në kategorinë BIG në Sanremo

Këngëtari shqiptar, në kategorinë BIG në Sanremo

Vitin e kaluar konkurroi në kategorinë e të rinjve me këngën “Odio le favole”, por nuk arriti të shpallej fitues. Megjithatë pas asaj pjesëmarrjeje ai mund të konkurrojë në kategorinë Big dhe ia ka dalë që këtë vit.

Kënga e Ermal Metës, shqiptarit që jeton dhe krijon në Itali, është zgjedhur për Sanremon e vitit të ardhshëm, shkruan “Class”.

Ermali ka kënduar në Sanremo edhe si pjesë e  grupit muzikor "La fame di Camilla", por vitin e kaluar ai hyri në kategorinë e të rinjve si solist. Ndërsa këtë vit parashikohet të këndojë në kategorinë e të njohurve.

Ermal Meta krijon këngë edhe për këngëtarë të tjerë të njohur italianë, ndërsa si interpretues ka publikuar albumin “Umano”, që doli në treg pas pjesëmarrjes në Sanremo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy