Ministria e Kulturës përmes një nisme ka vendosur që turistët dhe vizitorët të dielave të fundit të çdo muaji, të vizitojnë falas muzetë dhe parqet arkeologjike në gjithë vendin.
Margariti, ftoi sërish vizitorët vendas dhe të huaj të mos e humbasin rastin këtë të diel për të vizituar muzetë dhe parqet arkeologjike, pa biletë, dhe sipas saj të ‘vishen’ me trashëgimi.
Në të dielën e fundit të nëntorit "vishu" me trashëgimi!
Hyrja falas në muze, parqe arkeologjike dhe monumente nën varësinë e Ministrisë së Kulturës!



