Nis Festivali i Resë/ 150 artistë dhe performanca multidisiplinore në 16 netë festive

Nis Festivali i Resë/ 150 artistë dhe performanca multidisiplinore në 16 netë festive

Nisi në Tiranë, Festivali i Resë, i cili vjen me edicionin e 7 të saj, për 16 netë radhazi, deri në 20 maj.

Ky është edicioni i 7-të, ku do të prezantohen më shumë se 150 artistë vendas dhe ndërkombëtarë.

Agjencia Kombëtare e Turizmit ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës, por edhe vizitorë që do të gjenden në kryeqytet gjatë këtyre ditëve, të shijojnë shfaqjet e festivalit në këto netë.

Të gjithë së bashku të shijojmë shfaqjet e dansit bashkëkohor, muzikës, poezisë, bisedave, seminareve, prezantimeve, artit të performancës, filmit pa zë me shoqëruar me kolonë zanore live, performancës së karnavaleve, artit të rrugës, si dhe ansambleve dhe orkestrave të mëdha e festive kore dhe DJ-të, ushqim dhe pije, bashkësi, të gjitha në një vend.

Përgjatë gjithë ditëve dhe netëve të festivalit do të realizohet përzierja më e mirë multikulturore dhe ndërkulturore, midis praktikave të artit bashkëkohor dhe atij tradicional, me një larmi zhanresh dhe qasjesh artistike.

Reja është një instalacion i artistit Sou Fujimoto, i vendosur në oborrin e Galerisë Kombëtare të Arteve, prej vitit 2016.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy