Akrivat/ Sharra tregon risitë e botimeve të reja. Haruni: Ivanaj, figurë e munguar në historiografinë tonë

Akrivat/ Sharra tregon risitë e botimeve të reja. Haruni: Ivanaj, figurë e munguar në historiografinë tonë

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka prezantuar 3 botime të reja studimore. Duke folur për revistën arkivore, Myrteza Sharra, përgjegjës i sektorit të programeve edukuese dhe shkencore, tha në Mcn Informacion se revista do të shërbejë si manual për arkivistët e rinj. Ai shtoi se arkivat janë futur në vazhdën e zhvillimeve teknologjike. 

 

"Është viti i katërt që Drejtoria e Arkivave rikthehet me botimet. Në fushat që mbulojnë arkivistikën, por jo vetëm, edhe tema të lidhura me historinë. Risia e parë kryesore ishte pjesa hyrëse e kolanës së botimeve, që është ajo e udhërrëfyesit arkivor. Është e ndarë në tre kolana të mëdha. Revista arkivore ka temat më të fundit të trajtuar nga arkivistët mbi arkivistikën. Është e vetmja që del në Shqipëri dhe Kosovë, shërben si një lloj manuali për aktivistët e rinj. Me zhvillimet teknologjike arkivat janë futur në vazhdën e këtyre zhvillimeve. Revista sjell të rejat e fundit".

 

Arkivistja dhe studiuesja Alba Haruni theksoi se i është dhënë zë dhe vlerë një figure kyçe dhe të munguar në historiografinë tonë, Ivanajt. 

Spunton e mora nga Drejtoria e Arkivave në thirrjen që u bë në kuadër të vitit 2025 dhe mendimi fillestar ishte që të bëja kërkime për Mirash Ivanaj. Mirash Ivanaj ishte një ministër arsimi për të cilin është folur pak. Reformat e tij arsimore kanë vazhduar edhe përtej çlirimit të vendit, më vjen keq por s’kanë gjetur zë të shtuar. Në kërkime hasa në letërkëmbimin e tij me Nikolla Ivanajn. Gjuha ishte e vështirë për t’u zbardhur dhe transkiptuar. Shkrimi është i vjetruar, fjalë që kanë humbur, dhe është pak e vështirë puna e transkiptimit, për të nxjerrë sa më afër realitetit çfarë kanë dashur të thonë. I kam dhënë zë dhe vlerë një personi me rol të rëndësishëm në Rilindjen Kombëtare. Ka pasur një periudhë që ai ka qenë figurë kyçe, dhe është figurë e munguar në historiografinë tonë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy