Joaquin Phoenix, një kostum për të gjitha ceremonitë e çmimeve

Joaquin Phoenix, një kostum për të gjitha ceremonitë e çmimeve

A e keni parë elegancën dhe bukurinë e Joaquin Phoenix në “Golden Globes”, ku mori çmimin si aktori më i mirë mashkull për rolin e tij në “Joker”? Duhet ta shikoni sërish! Phoenix, një vegan i bindur dhe ambientalist, ka bërë zgjedhjen e vetëdijshme për të patur të njëjtin kostum për të gjithë sezonin e çmimeve (ku mund të marrë të tjera çmime).

Kostumi që ai mbante veshur në Los Angeles natën e 5 janarit, ishte dizajnuar për të nga Stella McCartney. Kostumi ka prerjen klasike me papion të zi. Joaquin Phoenix synon të ndërgjegjësojë admiruesit e tij që të reduktojnë mbeturinat dhe ndikimin në mjedis. Vegan i përjetshëm, në fjalimin e tij falënderues ai u ndal te ndryshimet e vazhdueshme klimatike, duke i bërë njerëzit të adoptojnë një qëndrim proaktiv të ruajtjes së planetit dhe të përqendrojnë vëmendjen në përgjegjësinë personale të secilit prej nesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy