Ndahet nga jeta aktorja Marika Kallamata

Ndahet nga jeta aktorja Marika Kallamata

Ndahet nga jeta aktorja Marika Kallamata. E lindur në nëntor të 1930-s, Kallamata e nisi aktivitetin artistik në Teatrin Popullor, në vitin 1950.

Ajo ka luajtur një sërë rolesh në shumë filma, por mbahet mend sidomos për rolin në filmin “Fëmijet e saj”, 1957, “Dollia e dasmës sime” (Xhiko), “Ballë për ballë” (nëna e Arbenit), “Kur hidheshin themelet” (Havaja), “Kur xhirohej një film” (nëna e Kujtimit), “Nxënësit e klasës sime (nëna e Norës), “Ëndërr për një karrige” (Ishja), “Kur hapen dyert e jetës” (nëna e Bardhylit), “Fillim i vështirë” (nëna e Zanës), “Gabimi” (gjyshja), “Fjalë pa fund” (nëna e Madalenës), “Vitet e pritjes” 1990, “Një baba tepër” (Filomena) etj.

Edhe pse në pension, në vitin 2004 ajo u ngjit me kolegët e saj në skenë pas shumë vitesh, në dramën “Streha e të harruarve” e R. Pulahës, ku korri sukses me rolin e saj. Është nderuar me titullin "Artiste e Merituar".

Përpos roleve në ekran, ajo do të mbahet mend sidomos për mënyrën e ngrohtë, joshëse dhe sugjestive të rrëfimit, që i dha një audiencë të gjerë, në rolin e gjyshes në emisionin e përrallave për fëmijë në Televizionin Shqiptar.

“Ndonëse ka luajtur dhjetëra role në teatër e kinema, ajo do të mbetet për ne, përherë, gjyshja e përrallave. Marika Kallamata, aktorja e mrekullueshme, gruaja me pamje të paqtë e zë të ngrohtë, u nda prej nesh, duke lënë pas jo vetëm një galeri të pasur rolesh, kujtimesh të dashura, për të gjithë ata që e njohën nga afër, por edhe timbrin e ngrohtë: Na ishte seç na ishte...! U prehsh na paqe e dashura jonë, që na e përkunde fëmijërinë me mijëra fantazi!”, shkruan në rrjetet sociale ministrja e Kulturës, Elva Margariti. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy