Ansambli Popullor një ndër trashëgimitë shqiptare më me vlerë kulturore, do t'i sjellë sonte publikut koncertin më të veçantë recital “Këndojmë me Orkestrën e Ansamblit Popullor”.
Më 15 prill, valle për violine, kaba për klarinetë, orkestrale për çifteli e orkestrale për bilbil, e shumë të tjera do të ketë veç në TKOB!
Me koncertin recital “Këndojmë me Orkestrën e Ansamblit”, ideuar nga Alban Tahiri, Orkestra e Ansamblit Popullor, nën dirigjimin e Vladimir Hasimit, do të defilojnë veprat më të bukura shqiptare nga të gjitha trevat shqiptare!
Koncerti mbahet sonte në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, me fillim prej orës 20.00




